Komisioni i PE-së miraton propozimin për statusin
Komisioni i jashtëm i PE-së miraton rekomandimin e Komisionit Europian për dhënien e statusit kandidat për Shqipërinë.Parlamenti Europian ka hartuar një rezolutë për Shqipërinë, në të cilën kërkohet që të miratohen tre ligjet e mbetura për marrjen e statusit kandidatit.Në draftin e hartuar nga raportuesi Nikolaos Chountis kërkohet nga elita politike të vijojë dialogun dhe konsensusin për reformat, në mënyrë që t`i mundësojë vendit të shënojë progres në rrugën e integrimit."PE mbështet fort dialogun konstruktiv politik, që nuk është vetëm element thelbësor i 12 prioriteteve kyçe, por një parakusht për funksionimin e demokracisë; i bën thirrje elitës politike të vijojë dialogun ndërpartiak dhe konsensusin për reforma në mënyrë që t`i mundësojë vendit të shënojë progres në rrugën e integrimit. PE u bën thirrje forcave politike të përmbushin reformën e mbetur mbi Rregulloren e Parlamentit, të përforcojnë më shumë rolin mbikëqyrës të Kuvendit, të përmirësojnë përgatitjen e ligjeve dhe të përforcojnë konsultimet me shoqërinë civile, sindikatat dhe organizatat e ndryshme shoqërore", thuhet në rezolutën e PE-së.