Lëvizja Shqipëria e Re sjell botimin më të ri, "Turqia e Re e Erdoganit të madh"

Lëvizjes Shqipëria e Re ka sjellë për lexuesin botimin më të ri "Turqia e Re e Erdoganit të madh", libër i cili përmbledh reformat e Kryeministrit turk Recep Tayyip Erdogan për ndryshimin e Turqisë gjatë mandateve të tij.E pikërisht në këtë mënyrë edhe Lëvizja Shqipëria e Re ka përzgjedhur këtë mënyrë për të përcjëllë vizionin e saj për begatimin e Shqipërisë në tetë vitet e ardhshme, duke pasur si orientim konkret reformat dhe nismat konkretet në Turqinë e re të Erdoganit të madh.I konceptuar në 7 ndarje të mëdha dhe 77 nënkapituj, vepra trajton në mënyrë sa më shterruese ekonominë dhe diplomacinë turke, personalitetin e madh të kësaj periudhe për disa mandate rresht,të Erdogan.Vepra ka një gamë të gjerë çështjesh e nënçështjesh, i mbështetur shumë në analizat dhe botimet e herëpashershme në shtypin vendas dhe atij botëror.