Lideri i Hong Kongut nuk jep dorëheqjen: I gatshëm për bisedime

Kinë-Lideri i qeverisë rrajonale të Hong Kongut, Çung Jing Leung, ka bërë të ditur se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht thirrjeve që janë bërë ditët e fundit nga protestuesit për largimin e tij.Megjithatë, ai u shpreh i gatshëm që të ulet e të bisedojë më ta dhe nuk harroi t'i paralajmëronte se do të merrnin përgjigjen e policisë nëse do të mësynin në godinën e qeverisë."Qeveria e Hong Kongut është gjithmonë e gatshme të diskutojë për reforma politike", tha Leung vetëm pak minuta para se të skadonte afati i ultimatumit për dorëheqjen e tij, në mesnatë.Megjithatë, ata vazhdojnë të mbajnë të rrethuar godinën e qeverisë dhe pritet qe mbrëmja të mos jetë aq e qetë. Policia e Hong Kongut ka bërë të ditur se do të përgjigjet me forcë ndaj çdo përpjekjeje për të dhunuar godinat e institucioneve publike.Protestuesit, të cilët përbëhen nga Lëvizja "Pushtimi i Qendrës" dhe grupimet e studentëve, janë udhëzuar të qendrojnë të bashkuar dhe të kenë kujdes nga taktikat që mund të përdorin forcat e rendit për t'i zmbrapsur.Pritet që të premten ata të rrethojnë edhe godina të tjera qeveritare për të rritur presionin ndaj autoriteteve për të pranuar kërkesat e tyre.Ndërkohë, një tjetër lëvizje ka nisur në Hong Kong, e quajtur "Fjongo Blu", themeluesit e të cilës i kërkojnë protestuesve që të mos shkaktojnë trazira dhe të rikthejnë paqen dhe rendin në ishull.Lëvizja pro qeveritare ka deklaruar hapur mbështetjen për Leung si dhe për forcat e policisë që po përballen me protestuesit. Ata pretendojnë se protestat kanë çrregulluar jetën normale dhe duhet të tërhiqen.