Tetori muaji kundër kancerit, Qirjako: Mamografi falas për të gjitha gratë
Tiranë - Nga 1 tetori ka filluar muaji sensibilizues i parandalimit të kancerit të gjirit. Fushata sensibilizuese do të zgjasë përgjatë një muaji dhe ka në fokus të saj gratë e grupmoshës mbi 50 vjeç. Por ndryshe nga vitet e tjera, këtë vit do të jenë në qëndër të vëmendjes mësueset.Këtë fakt e ka bërë të ditur specialistja e Institutit të Shëndetit Publik (ISHP), Genta Qirjako, gjatë një interviste në RTV “Ora News”, përballë gazetarit Edvin Peçi.Duke folur edhe për risitë e fushatës sensibilizuese, që ka filluar një ditë më parë, Qirjako tha:“Hap i parë i dukshëm në ndërmarrjen e kësaj fushate ka qënë fillimi i fushatës antiduhan. Jemi të gjithë të vetëdijshëm se mbas ndryshimeve ligjore lidhur me ligjin e duhanit ka një qasje pozitive ndaj lënies së duhanit dhë përdorimit të tij në mjedise publike. Kjo ndërmarje shkon paralelisht me fushatën kundër kancerit të gjirit.Një risi tjetër e kësaj fushatë janë mamografitë levizëse. Hera e parë që këtë vit do të kemi dy mamografi levizëse, të cilat pritet të vijnë shumë shpejt. Do të vendosen në zona që nuk kanë akses të lehtë ndaj mamografisë. Janë menduar në zonat rurale, zona të largëta për afrimin ndaj Qëndres Shëndetësore.Gjatë këtij muaji do të kenë ofrimin falas të mamografisë të gjitha gratë, të targetuara mësuese, mbi moshën 50 vjeç. Nëpërmjet një konsensusi është rënë dakort që këtë vit targeti të jenë mesueset dhe ka një arsye për këtë. Mund të ishte çdo lloj targeti tjetër, por në rastin e mësueseve, ne duam të menjanojmë sa të jetë e mundur përcjelljen e emocioneve tek fëmijët dhe të rinjtë, kur punojnë në fushën e arsimit” – tha Qirjako.Specialistja e Shëndetit Publik ka bërë me dije se gjatë kësaj fushatë do të ketë një bashkëpunim të ngushtë edhe me pushtetin vendor.“Mamografitë në dijeninë time janë të shpërndara në shumcën e qarqeve të Shqipërisë, ndoshta dhe në të gjitha. Çka do të thotë se Shqipëria e mbulon ekzaminimin e mamografisë në kujdesin shëndetësorë parësor në Poliklinika. Mos të harrojmë që kemi dhe spitale që e mbulon këtë shërbim të mamografisë, duke u referuar të mjeku i familjes.Kjo quhet fushatë kombëtare. Sigurisht ne nuk jemi kundra elementëve specifik, që vijnë edhe si rrjellojë e burimeve financiare që mund të kenë rrethet. Ka rrethe që nuk kanë mamografë. Atëherë është sugjeruar që të kenë një bashkëpunim të ngushtë gjatë këtij muaji, me pushtetin lokal , me Prefekturën, në mënyrë që të bëhet e mundur transporti i grave që i përkasin një rrethi që nuk kanë mamograf, në një rreth tjetër" - u shpreh Qirjako.Gjithashtu specialistja e ISHP-së shoti se : “Jo vetëm institucionet shtetërore por edhe ato private kanë ofruar disponibilitetin e tyre për kryerjen e mamografisë falas”.E pyetur se çfarë po bëhet me ngritjen e regjistrit kombëtar të kancerit, Qirjako tha:“Duhet të them se që nga vera e vitit 2014 ka një urdhër Ministri që e detyron ISHP-në të ngrejë këtë regjistër kombëtarë. Të ngresh një sistem të tillë survejance nuk është shumë e lehtë, megjithatë jam optimiste, sepse kanë filluar hapat e para të raportimit.Ndoshta do të ishte shumë më mirë që pas një viti të kishim shifra të sakta dhe të njohura që flasin për vërtetësinë e e shtrirjes këtij problemi në të gjithë Shqipërinë. Mos të harrojmë që kemi dhe komponentin qëndrave private shëndetësore, të cilat deri tani nuk kanë qënë të detyruara të bënin një raportim të tillë. Po lobohet që ky handikap të kapërcehet” - tha specialistja e ISHP-së.Së fundmi është ndalur duke dhënë një mesazh, ku tha: “Ne po organizojmë këtë fushatë për të treguar që kanceri i gjirit, deri në 80%të rasteve është i shërueshëm, nëse kapet në fazat e para. Dhe forma që e bën këtë të mundur është depistimi, që do të thotë ta zbulosh sëmundjen në momentin kur ajo ska asnjë shenjë klinike, në momentin kur individi nuk e di që ka një sëmundje të tillë dhe mënyra më e mirë do të ishte mamografia”.