Ilaçet e skaduara në spitale, Spahiu: Një e treta me tendera të pashpallur

Tiranë- Në mars të 2013, ish-Ministri i Shëndetësisë, Halim Kosova, bëri të ditur se QSUT kishte abuzuar me tenderat dhe situata ishte katatrofike.Drejtori i QSUT-së që la detyrën kur LSI u nda nga mazhoranca e asaj kohe ishte Edmond Rrushi. Një vit më pas KLSH ka kallëzuar në Prokurori ish-drejtorin e QSUT-së, Edmond Rrushi, për abuzim me tenderat.Nënkryetarja e Komisionit të Shëndetësisë, deputetja e PS-së, Klodiana Spahiu, tha se 1/3 e tenderave për ilaçet e QSUT-së nuk janë shpallur asnjëherë.Po i njëjti raport i KLSH-së bën të ditur se ilaçet në depot e QSUT janë gjetur 107 lloje barnash të skaduara. Në profesionin e mjekes, Klodiana Spahiu, tha se një bar i skaduar është padyshim efekte anësore në shëndet.Ora News pyeti QSUT-në se çfarë ndodhi me këto barna të skaduara. Burimet zyrtare të këtij institucioni thanë se janë marrë masat për identifikimin dhe janë ndjekur procedurat ligjore për asgjesimin e barnave.