Firmat fantazma të karburanteve shesin naftën bullgare si gjermane
Tiranë- Cilësia e karburanteve gjithmonë e më shumë është kthyer në problem shqetësues për qytetarët shqiptarë.Por aktualisht përveç cilësisë dhe sasisë abuzohet edhe me markën e karburanteve. Sipas burimeve të Ora News shumë pika karburantesh në Shqipëri marrin naftë me cilësi të dobët dhe më pas mashtrojnë konsumtarët, duke i deklaruar tjetër gjë.Shumë kompani e marrin furnizimin në cilësinë më të dobët nga vende si Rumania dhe Bullgaria, duke dëmtuar automjetet por njëkohësisht duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në mjedis.Këto abuzime bien në kurriz të kompanive të ndershme, të cilat deklarojnë llojin e karburantit që u shesin qytetarëve shqiptarë.Në Shqipëri njihen tre marka nafta e vendit,Ekson si dhe Eni e cila ofron furnizim të lirë. Kompania e cila ka fituar koncesionin për markimin e karburanteve, ndërkohë nuk ndërmerr asnjë veprim ndaj këtyre abuzimeve.Edhe pse paguhet rreth 10 milion dollarë në vit.Markimi i karburanteve, i cili do të shërbente si një mënyrë për të luftuar abuzimet ka krijuar një monopol, i cili është denoncuar edhe nga vetë qeveria por përsëri nuk është ndërmarrë asnjë nismë për anullimin.Në Shqipëri qarkullojnë rreth 2 milion tonë karburanteve në vit dhe duke bërë një llogari të thjeshtë fitimi i konçensionarit shkon në rreth 100 milion euro në vit.E drejta e markimit në vendet e Bashkimit Europian nuk realizohet prej një kompanie monopol, duke i dhënë kështu mundësi subjekteve tregëtuese që të zgjedhin dhe natyrisht, duke rritur edhe cilësinë e shërbimit në bazë të konkurencës.