Meta pret Amb. e re të BE: Reformat kyçe kërkojnë klimë më konsensuale
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Tetor 2014, 17:47
Kryetari i Kuvendit Ilir Meta priti sot Ambasadoren e re të Bashkimit Evropian në Shqipëri, Romana Vlahutin.Kryetari i Kuvendit e uroi Ambasadoren Vlahutin për marrjen e detyrës së re në drejtim të Prezencës së Bashkimit Evropian në Shqipëri duke rikonfirmuar njëkohësisht vullnetin e plotë të Kuvendit për forcimin e bashkëpunimit me të gjitha strukturat e BE në funksion të përshpejtimit të procesit të integrimit evropian të Shqipërisë.Meta u shpreh se marrja e statusit të vendit kandidat për në BE ia shton përgjegjësitë Shqipërisë dhe të gjithë klasës së saj politike, duke theksuar se reformat kyçe në kuadër të axhendës evropiane të Shqipërisë kërkojnë pjekuri politike, gjithëpërfshirje dhe një klimë më konsensuale.