Risitë e tetorit gjerman, kultura gjermane do sillet nga artistë shqiptarë
Tiranë-Shkëmbimi i kulturave midis Shqipërisë dhe Gjermanisë është një nga qëllimet e këtij muaji të quajtur "tetori gjerman".Drejtoresha e kulturës dhe e zyrës së shtypit në Ambasadën Gjermane, Christiane Wolters, jep disa detaje në lidhje me shfaqjet e përzgjedhura në kuadër të këtij muaji.Kalendari i aktiviteteve është i shumëllojshëm, dukë nisur që nga shfaqjet teatrale, leksione për ndërthurje kulturash, galeri me foto historike si dhe koncerte të cilat promovojnë edhe kulturën gjermane në vendin tonë.E veçanta e këtij viti është përzgjedhja e artistëve shqiptarë, të cilët jetojnë në Gjermani për të shkëmbyer kështu përvojat me skenën kultutore të vendeve të tyre.Gjithashtu gjatë këtij muaji është planifikuar edhe organizimi i workshopeve me tematika të ndryshme, të cilat në thelb kanë shkëmbimin e kulturave midis vëndeve.