Alarmi i SHISH për terrorizmin, agjentët survejim “bazave”të xhihadistëve

Tiranë- “Ne po punojmë me vetmohim dhe jemi në krye të punëve tona për t'i shërbyer vendit në këto kohë të vështira për sigurinë kombëtare dhe asaj globale, e cila rrezikohet nga forcat e errëta të xhihadizmit ndërkombëtar” .Deklarata bombë e kreut të Shërbimit Informativ, Visho Ajazi Lika, ka ndezur sërish temën e terrorizmit në Shqipëri dhe kur alarmi vjen nga drejtuesi i Shërbimit Sekret, kupton që rreziku është real.Kjo deklaratë e Ajazi Likës vjen në një kohë kur agjensitë e sigurisë në vend janë të angazhuara seriozisht në monitorimin e grupeve dhe individëve, të cilët dyshohet se kanë lidhje me shtetin islamik.Rritja e ndikimit të këtyre grupeve në vendin tonë është përqëndruar kryesisht në zona periferike dhe mjaft të varfëra, terreni i parapëlqyer i rekrutuesve të xhihadistëve shqiptarë.Mësohet se këta individë kanë ndikim të madh në qytete e Tiranës, Elbasanit, Librazhdit, Cerrikut, Bulqizës, Pogradecit dhe Peqinit.Këto janë dhe zonat ku është përqëndruar dhe puna më e madhe e agjentëve të Shërbimit Informativ dhe Policisë së Shtetit.Sqarohet se nën monitorimin e agjensive ligjzbatuese janë 35 persona, të cilat janë kthyer në territorin shqiptar pas pjesëmarrjes në luftën e Sirisë.Këta shtetas shikohen si një rrezik potencial për sigurinë e vendit, pasi ka dyshime se ata mbajnë kontakte me fraksionet që luftojnë në Siri.Gjithashtu në monitorim janë dhe 70 familje të tjera,të afërmit e të cilëve ndodhen në Siri dhe Irak për të luftuar.E gjithë kjo situatë disa mujore monitorimi nga shërbimi inteligjent, pritet të konkludohet dhe me arrestime të tjera.Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, në emisionin “Tonight Ilva Tare” do ta cilësontë një shqetësim në rritje ndikimin e IS dhe se situate e terrorizmit në Shqipëri dhe rajon nuk është më aq rozë.Në një intervistë për Ora News,ish kreu i Shërbimit Informativ, Fatos Klosi, sqaroi se xhihadizmi është një rrezik potencial për sigurinë dhe SHISH duhet ta ketë prioritet të punës së tij.Në mars të këtij viti autoritetet shqiptare arrestuan 7 persona pasi rekrutonin besimtarë myslimanë për ti dërguar në konfliktin sirian.Ndërsa prej asaj kohe, SHISH, policia dhe prokuroria kanë shkëmbyer informacion për individë dhe grupe, për të cilat ka dyshime të arsyeshme që kanë dërguar shqiptarë drejt luftës.flm