Shpërthim në një fabrikë bitumi në Vaqarr, shkak një fuçi, s’ka të lënduar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Tetor 2014, 19:05
Shpërthim i fuqishëm në një fabrikë bitumi në Vaqarr. Ngjarja është regjistruar rreth orës 18:45 minuta të mbrëmjes në një fabrikë bitumi në fshatin Bulticë.Dy zjarrëfikëse dhe forca të policisë kanë mbërritur në vendin e ngjarjes për shuarjen e zjarrit dhe vënien në kontroll të situatës.Mësohet se shkak i shpërthimit ka qenë një fuçi bitumi, ndërsa fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, vetëm dëme materiale.[caption id="attachment_392015" align="alignright" width="640"]
Në foto: Zjarrfiksja në vendin ku ndodhi shpërthimi në fabrikë[/caption]