Fondi për vëllanë e Ministres, Çuli: Nuk u dha në mënyrë preferenciale

Drejtori i Teatrit Kombëtar,Hervin Çuli, mohon se vëllai i Ministres së Kulturës, regjisori Arben Kumbaro ka përfituar fonde nga buxheti i vënë në dispozicion të Teatrit në mënyrë preferenciale.Projekti i regjisorit Arben Kumbaro "Vdekja e Zhan Pol Maratit" kushton rreth 25 mijë euro, buxhet ky i cili për Çulin është minimal, duke konsideruar rëndësinë e veprës që vihet në skenë.Por drejtori i Teatrit Kombëtar, sqaron se në cilën mënyrë bëhet edhe shpërndarja e buxhetit të përcaktuar për shfaqjen.Pas sqarimit të dhënë për Ora News për shpërndarjen e buxhetit të përcaktuar për çdo shfaqje të sezonit teatral 2014-2015.Drejtori Çuli ftoi në 3 tetor publikun shqiptar në shfaqjen "Udhëtim i gjatë drejt natës" të regjisorit Spiro Duni.