Studentët e Prishtinë në radhë për bukë, gjithë natën jashtë për tu regjistruar në mensë
Kosovë- Këto pamje mund të duken si rradhët e qumështit dikur në Shqipëri, por në fakt janë studentët e Universitetit të Prishtinës që kanë zënë rradhën për tu regjistruar që të ushqehen gjatë këtij viti akademik në mensën e Universitetit.Që nga ora 01:00 e mëngjesit qindra studentë u mblodhën para mensës së studentëve në Prishtinë për të aplikuar për tu ushqyer.Për shkak të rrëmujës së krijuar dhe për faktin se në pamje të parë dukej si protestë e pranishme ka qënë edhe policia.Fatmir Sfishta, drejtor i mensës u detyrua të dilte para studentëve për tu bërë thirrje për qetësi studentëve dhe për tu kujtuar se gjithë studentët që i plotësojnë kriteret do të regjistrohen.Por shumë studentë u shprehën të pakënaqur me mënyrën se si po menaxhohet ky proces.Për këtë fakt ka pasur shumë rradhë, edhe pas shtyrjeve mes studentëve shumë prej tyre mbetën të paregjistruar në mensë ku mund të ushqehen më lirë.