Edi Rama ironi me kritikët e tij: Jemi të parët, jo vetëm për fasada

Tiranë - Policia e Tiranës ka ndërruar pamje. Kryeministri që preu shiritin e rikonstruksionit të ndërtesës nuk shmangu batutat, duke ironizuar kritiket, se është i fiksuar pas fasadave.“Për fasada ne jemi të parët, por s’ka pikë dyshimi që edhe pas fasadave prap të parët” – tha Rama.Edhe Ministri Tahiri gjatë ceremonisë u kujdes që të përçojë tek efektivët , - që do të punojnë në këtë institucion, - domosdoshmërinë që rehatia të mos i vërë në gjumë.“Të tilla zyra do të hapen në çdo Komisariat dhe Polici kudo në Shqipëri, kjo është vetëm e para. Për t’i rikthyer Policisë së Shtetit mentalitetin e shërbimit ndaj qytetarit, për të rikthyer besimin e qytetarëve, për të luftuar korrupsionin dhe për të ndërtuar Policinë moderne që presim të gjithë” – u shpeh Tahiri.Pikërisht për këto punime, pak kohë më parë, Bashkia e Tiranës paditi për ndërtim pa leje Policinë dhe Ministrin Tahiri.