KLD, Çefa dorëzon dosjen e karrierës: Hetimi i Kuvendit i paracaktuar

Tiranë-I bindur për rezultatin e hetimit dhe në ditën e fundit të afatit të lënë në dispozicion nga Komisioni që ka kërkuar shkarkimin e tij, nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë Elvis Çefa ka dorëzuar në Kuvend të gjithë dokumentacionin e veprimtarisë së tij që nga dita që u zgjodh anëtar i këtij institucioni.Çefa i është drejtuar kryetarit të komisionit hetimor parlamentar, Armando Subashi, bashkëlidhur me një material prej jo pak, por shtatëmijë e shtatëmbëdhjetë faqe që përfshin procesverbalet e mbledhjes së KLD-së, vendimet e këtij institucioni, dokumentacionin e procedurës së ndjekur për testimin profesional në gjykatat administrative dhe emërimin e Drejtorit të Magjistraturës. Këto të fundit, dy nga akuzat mbi të cilat është ngritur kërkesa për shkarkimin e tij.Por Çefa nuk nguron të deklarojë edhe njëherë përmes kësaj letre se kërkesa për shkarkimin e tij dhe anëtarit tjetër të KLD-së, Lulzim Lelçaj është antikushtetuese.“Ky proces mbart paragjykimin që në fillim të procedurës së tij dhe vendos dyshime serioze për drejtësinë e rezultatit të tij”.Ditën e premte pritet të zhvillohet mbledhja e dytë e Komisionit Hetimor të ngritur nga mazhoranca për shkarkimin e dy anëtarëve të KLD-së, nimës që shumica e bazon në të paktën 10 shkelje të ligjit dhe Kushtetutës nga Cefaj dhe Lelçaj.Opozita nuk është bërë pjesë e këtij hetimi, duke e konsideruar përpjekje të mazhorancës për të ozurpuar institucionin e pavarur.

Shkresa për Kuvendin e z. Çefa