PD: Në Golaj s'bëhet mësim, s’ka mësues, DAR ka pushuar 10 prej tyre
Partia Demokratike denoncoi atë që ajo e cilësoi skandalin me arsimin në rrethin e Hasit, ku që prej fillimit të vitit të ri shkollor fëmijët e këtij rrethi nuk bëjnë më shumë se 2 orë mësim për shkak se mësuesit janë pezulluar masivisht nga puna.Banorët në Komunën Golaj thonë se nxënësit në shkollën e Mesme nuk bëjnë më shumë se dy orë mësim, pasi nuk vijnë mësuesit."Unë jam kryeplaku i fshatit dhe drejtuesi i furgonit të fëmijëve. Ka 15 ditë që fëmijët vijnë në orën 8, dhe në orën 10 i hipin makinës për në shtëpi. Nuk e dimë se ku janë mësuesit. Jemi zonë malore dhe kemi dimrin para", u shpreh kryeplaku I fshatit."Unë jam një prindër i fshatit Golaj dhe kam 3 fëmijë në këtë shkollë. Ka 2 javë që nuk bëhët mesim i rregullt. Këtu mungojnë 9 apo 10 mësues. Unë i bej thirrje qeverisë, kush e ka për detyrë, që t'i sjellë sa më shpejet mësuesit në këtë shkollë", tha një prind i zonës."Komuniteti i këtij fshati është shumë i shqetësuar këtë vit për personelin arsimor, të cilët Drejtoria Arsimore e rrethit Has i ka sjellë me mangësi. Nuk ka sjellë strukturë dhe ne jemi shumë të shqetësuar për këtë gjendje të shkollës së mesme në Golaj. I jemi drejtuar drejtorisë Arsimore, edhe Drejtorit të shkollës, dhe asnjë zgjidhje nuk ka. Jemi shumë të shqetësuar si komunitet për fëmijët tanë që mësojnë këtu", tha kryetar i Bordit të prindërve të shkollës, Sulejman Brati.Për Koordinatorin e denoncimeve në PD, Salianji, situate në Golaj, është pasojë e pezullimit masiv të mësuesve nga puna.“Pavarësisht se prej 3 javësh ka filluar mësimi për shkollat 9 vjeçare dhe të mesme në të gjithë Republikën e Shqipërisë, në rrethin e Hasit qeveria nuk sjell mësuesit për të vazhduar procesin normalisht për arsye se do që t'i mbushë shkollat me mesues të rilindjes, me mësues militantë, duke zëvëndësuar profesonistët me militantët partiakë. Duke i detyruar mësuesit profesionistë që të japin dorëheqjen pa u dhënë vendimin e largimit, dhe duke lënë këta nxënës dhe këto familje pa mësimdhënie. Nuk besoj se ka pamje me dramatike se sa sa të shohësh nxënës të rinj të cilët vijnë në shkollë për të mësuar dhe përfundojnë të paktën duke luajtur futboll, duke bërë edukim fizik me mjete të tjera alternative për të shtyrë ditën.”Sipas banorëve të Golajt në Has, Drejtoria Arsimore e Rrethit ka pezulluar nga puna mësuesit dhe nuk i ka zëvëndësuar.