Trageti fundos peshkarexhen, ikën pa i dhënë ndihmën ekuipazhit

Vlorë-Një aksident detar është shënuar në brigjet e Vlorës, ku Trageti i Linjës Brindizi-Vlorë është përplasur me një peshkarexhë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:30 të mëngjesit në afërsi të ishullit të Sazanit dhe si rezultat i përplasjes, peshakrexha “Ana” është mbytur .Kanë qenë rojet bregdetare të cilët kanë bërë të mundur shpëtimin e 3 peshkatarëve në peshkarexhë, pasi anija që drejtohej nga kapiten Lejtnant Elton Kasemi nuk i ka dhënë asnjë ndihmë.Trageti ka vazhduar rrugën për 30 minuta , pa u dhënë asnjë lloj ndihme tre peshkatarëve që përfunduan në det pas mbytjes së mjetit të lundrimit. Te kjo pjesë janë përqendruar edhe hetimet e prokurorisë së Vlorës, pasi edhe vendi ku ndodhi aksidenti detar, është zonë peshkimi.Tre peshkatarët rrëfejnë se pasi kanë parë tragetin që po u afrohej kanë tentuar të lidhen me radio, por nuk morën asnjë përgjigje nga kapiteni i tragetit."Na kaloi dhe u fut në gjirine Vlorës., mirë që na qëlloi por të paktën të ndalonte."Dy vëllezërit Qemal e Arient Lato dëshmojnë se në vetëm 6-7 minuta peshkarexha është mbytur, ndërkohë që ata shpëtuan falë ndihmës së Rojes sonë Bregdetare. I kursyer në fjalë, pasi ende se ka marrë veten, është i afërmi i tyre, Julian Lato."Shpëtuam vetë në rradhë të parë, pastaj duam dëshpërblim pasi ushqeheshim vetë"Ndërkohë me e lehtë ka qenë situata në tragetin e linjës Vlorë-Brindizi për pasagjeret që udhetonin me të. Për shkak të orës disa prej tyre së kanë ndierë, pasi kanë qenë duke fjetur, por të tjerë thonë se goditja nuk ishte e fortë."Ne nuk pamë gjë,. Trageti nuk ka ndaluar fare. U trembëm por kaloi."Aktualisht kapiteni i tragetit dhe peshkataret do të pyeten nga prokuroria, për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.Linja Vlore-Brindizi është pezulluar momentalisht deri në përfundim të hetimeve ndërsa trageti qëndron i ankoruar në molin zero të Portit të Vlorës.