Festivali “Marubi”, gjimnazistët aktivizohen në forumet për të drejtat e njeriut
Në edicionin e nëntë të festivalit për të drejtat e njëriut risi ishte bashkëpunimi me Ministrinë e Arsimit për aktivizimin e gjimnazistëve në forumet e organizuara për të drejtat e njëriut.Katër forumet të cilat përbëheshin nga panele të zgjedhura zhvilloheshin gjatë paraditeve në kohën kur gjimnazistëve u duhej të shkëputeshin nga orari mësimor.Ndoshta ka qënë kjo një ndër arsyet psë gjatë paraditeve numri I gjimnazistëve në forume ishte shumë herë më i lartë se pasdite në kohën kur në kinemanë e “Marubit" shfaqeshin edhe premierat e filmave.Të pyetur nga ORA NEËS një grup gjimnazistësh nuk pranuan të përgjigjeshin para kamerës, por jashtë saj rrëfyen se kanë parë vetëm pjesë të shkurtra filmi për vetë faktin se nuk mund të ishin të pranishëm për shkak të angazhimeve në shkollë.Por publik i rregullt i kinemasë përveç atij shqiptar , ishte dhe ai i huaj dhe gjatë shfaqjes së filmave vëmendja e tyre ishte maksimale.Festivali trajtontë tema të ndryshme të cilat lidheshin me të drejtat e njëriut ndaj të rinjtë duhet t’i kushtonin më shumë kohë dhe vëmendje atij dhe më pak mjediseve jashtë shkollës sic janë kafenetë e kryeqytetit.