Ristani sherr me Ramën në sy të Fyles së BE: Kryeministër rrugaç

Tirane-As në praninë e vetë Komisonerit për Zgjerim, Stefan Fyle, palët politike nuk kanë mundur të vetërmbahen nga sulmet personale.Tryeza e katërt e dialogut të nivelit të lartë, është shënuar nga një incident që protagonistë ka pasur kryeministritn Edi Rama dhe deputetin demokrat Arben Ristani.Burime të sigurta të Ora News, thanë se gjatë fjalës së tij, kryeministri Edi Rama teksa i referohej akuzave të opozitës se ka bërë pjesë të parlamentit persona të inkriminuar, i është drejtuar demokratëve duke u thënë se në radhët e tyre ka persona të dënuar penalisht, duke iu referuar deputetit Arben Ristani.I menjëhershëm ka qenë reagimi i demokratit, që i është drerjtuar shefit të qeverisë duke e quajtuar rrugaç. Një fakt të tillë e ka rrëfyer për Ora News dhe vetë deputeti Ristani."Pati një incident, sapo unë mora fjalën Kryeministri doli pas shpinës së zonjës Bregu dhe filloi të shante më fjalë të ndyra, të cilat unë nuk mund t'i përmend tani.Dhe u detyrova t'i vë në dukje komisionerit Fyle, se një nga arsyet pse komunikimi ynë nuk është normal, është sepse kemi një Kryeministër të tillë rrugaç, i cili nuk ndalet para veprimeve të tilla vertetë rrugaçërore" - deklaroi Ristani.Por gjatë konferencës së përbashkët për shtyp, Rama dhe Fyle, lanë pas krahëve incidentin e freskët dhe folën për një tjetër incident, atë të 10 korrikut ku u sulmua fizikisht deputeti demokrat Gent Strazimiri.Komisoneri Fyle tha se kryeministri Rama e menaxhoi mirë situatën dhe e quajti “një incident jo të këndshëm” dhe se e vlerësonte për qëndrimin që mbajti.“Jo vetëm që ne e dënuam moralisht aktin e dy deputetëve tanë por u ndëshkuan administravisht dhe sot ndodhi gjëja e pandodhur në historinë e parlamentit që nuk kanë ndodhur janë akuzuar dhe do të dalin në gjyq.Në gjyq do mbrojnë veten. Ne jemi distancuar dhe do distancohemi ndaj cdo veprimi që bie ndesh me politikën e bashkëjetesës në politikën shqiptare.Do marrim sanksione të panjohura më parë për çdo sjellje të kësaj natyre deri në përjashtimin nga Grupi PS. Të gjitha këto do të ishin të paimagjinueshme në se do të ishin në opozitë. PD po e bojkoton Kuvendi pa asnjë arsye.Ne nuk do të akuzojmë PD me gjuhën e pushtetit të djeshëm se kundërshtarët tanë janë albanofobë antieuropianë.Ka njerëz nga opozita që kanë bërë burg që marrin pjesë dhe në Dialogun e Nivelit të Lartë dhe që e dinë mirë se cështë liria dhe dënimi për tu kryer,” tha Rama.Por, sipas deputetit Arben Rristani, Partia Demokratike u kujdes ti tregonte Komisionerit, se janë pikërisht sjelljet e Kryeminsitrit, të demostruara dhe në këtë takim që e lënë Partinë Demokratike jashtë parlamentit."Mund të ju them dhe një shprehje tjetër të komisionerit Fyle, i cili tha se përgjegjësia në mënyrën se si bën opozitë opozita i takon mazhorancës, pra është përgjegjëse ajo për llojin e sjelljes së opozitës dhe vërtetë është kështu" - tha Ristani.PD u përfaqësua në tryezën e dialogut të nivelit të lartë me Majlinda Bregun, Arben Ristanin dhe Eduard Halimin.