SHBA, 'Çamëria' i jep peticion Nishanit: Punoni, që të na njihen të drejtat

SHBA - Presidentit të Shqipërisë Bujar Nishani i është dorëzuar në Nju Jork, një peticion nga Organizata Shqiptaro-Amerikane “Çamëria” dhe 11 të tjera, në të cilin, shtetit shqiptar i kërkohet të vihet realisht në lëvizje, jo për të ndryshuar kufirin me Greqinë, por të për njohur të drejtat e popullsisë çame të dëbuar nga tokat e veta.Kreu i Shoqatës “Çamëria”, Fuat Mamo (në foto) i arratisur nga Shqipëria gjatë viteve të diktaturës, duke i dorëzuar peticionin, Presidentit, i tha: “Ne e vlerësojmë që Qeveria e ka futur në programin e saj këtë çështje dhe hapat e parë janë hedhur, por ne kërkojmë zgjidhje dhe jo qëndrim në vend.Sot, edhe kryetari i vatrës ndjehet çam dhe ka ardhur në këtë takim për këtë problem, por edhe bashkatdhetarët tanë nga Malësia, Plavë-Gucia, Ulqini, Kosova, janë me ne. Me këtë bashkim zërash të diasporës shqiptare, pa dallime partiake, ne duhet t’i përcjellim edhe një mesazh politikës shqiptare, që të gjejë pikat e bashkimit së paku për çështjen kombëtare.”Presidenti Nishani nga ana e tij, evidentoi faktin se lidhur me çështjen çame, gjërat kanë ndryshuar për mirë dhe tani flitet më hapur në politikë dhe në bisedimet ndërmjet dy vendeve.Peticioni drejtuar Presidentit të Shqipërisë Bujar NishaniRepublika e Shqipërisë 26 Shtator 2014 Drejtuar: Presidentit të Republikës së Shqipërisë Z. Bujar NishaniShumë i nderuar Z. President;Ju përcjellim përshëndetjet më të sinqerta dhe vlerësojmë veprimtarinë tuaj demokratike për shqiptarët dhe Shtetin Shqiptar në funksionet e ushtruara, më parë si Ministër e tani si President i vendit.Ne, shqiptarët e Amerikës, kemi jetuar dhe jetojmë gjithmonë me shqetësimet e vëllezërve e motrave tona në vendlindje, dhe përcjellim me vëmëndje të madhe çdogjë që shkon në dëm të popullatës shqiptare, kudo si në Kosovë, Mal tëZi, Maqedoni, Luginën e Preshevës dhe në Çamëri. Ne jetojmë këtu në vendin kampion të lirisë dhe demokracisë, në këtë vend të bekuar, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, jemi organizuar në shoqata të ndryshme dhe bashkëpunojmë me njëratjetrën me frymën patriotike të trashëguar brez pas brezi nga Konica, Fan Noli etj.Ne që po ju shkruajmë jemi shqiptarë Çamë, të dëbuar pas një dhune të përgjakshme në vitet 1944-1945 nga trojet tona. Ne kemi shumë çështje me interes kombëtar,dhe i jemi drejtuar e i adresohemi seriozisht komunitetit shqiptar dhe ndërkombëtar.Siç e dini, Çamëria është sot nën administratën e Greqisë dhe ka mbetur për fat të keq edhe sot e kësaj dite. Si anëtarë të bashkësisë shqiptare këtu që jetojmë e punojmë në SHBA, jemi të shqetësuar për shqiptarët e krahinës shqiptare të Çamërisë martire edhe kemi të drejtë të pyesim dhe t’i drejtohemi qeverisë sonë: “Çfarë po bën qeveria shqiptare për Shqiptarët e Çamërisë këto vitet e fundit?”Z. President;Çamëria, është njëkrahinë vitale shqiptare, si nga aspekti ekonomik, kulturor,por edhe gjeostrategjik. Dialekti shqipi Çamërishtes është më i vjetri në gjuhën shqipe (në këtë dialekt Dhespoti i Çamërisë detyrohet të përkthejë Dhjatën e Re më 1877, se besimtarët e krishterë nuk e kuptonin meshën në gjuhën greke), dhe jo për çudi edhe mbas mbi 500 vjetëve flitet ende sot nga pasardhësit tonë edhe në jug të Italisë. Sot vetëm në Shqipëri jetojnë mbi 300.000 shqiptarë të ardhur ose me prejardhje nga Çamëria. Diskriminimi ndaj popullsisë çame ende vazhdon.Po ju drejtohemi juvesi president i Shqipërisë për të mbrojtjur të drejtat njerëzore për të gjithë shqiptarët.Qeveria greke, nëpërmjet Ambasadës dhe zyrave të saj,vazhdon ti refuzojë hyrjen çamëve me banim në Shqipëri me arsyen e mosarsyes se kanë lindur në Greqi. Ata faktikisht kërkojnë të vizitojnë vatrat ku kanë lindur dhe të vendosnin një tufë me lule në vendet ku kanë qenë varrezat e të parëve të tyre.Aq më tepër, si mund të pretendohet për respektimin e te drejtave njerëzore, veçanërisht për të drejten e pronës, kur nuk u jepet e drejta për të hyrë legalisht në Greqi?!Sot në Kuvendin e Shqipërisë gjendet një Rezolutë si platformë për zgjidhjen e çështjes çame që përmban 13 pika, të cilat mbështeten dhe marrin në konsideratë qëllimet dhe parimet e larta të Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore, Deklaratën Universaletëtë Drejtave të Njeriut dhe legjislacionin shqiptar.Z. President:Po ju drejtohemi Juve z. President për një afrim dinjitoz, demokratik të gjithë vendeve të Mesdheut, për një të ardhme paqësore dhe vëllazerore midis popujve të ndryshëm të ndërhyni që Çështja Çame, si problem i të drejtave të njeriut të marri zgjidhjen e duhur.Ne nuk kërkojmë ndryshimin e kufijve, por kërkojmë të njihen të drejtat tona;- Kërkojmë dënimin e genocidit grek të ushtruar ndaj shqiptarëve të Çamërisë;- Riatdhesimin dhe njohjen e të drejtave si; shtetësinë, gjuhën, pronën, traditat dhe kulturën;- Kompensimin prej mbi 70 vjetësh të shfrytëzimit të padrejtë të shtepive, pronave dhe pasurive të tjera nga pronarët e paligjshëm.Duke u nisur nga fakti se Qeveria e sotme e ka vënë në programin e saj Problemin Çam, atëherë duhet që pranë Ministrisë së Punevë të Jashtme të ngrihet sa më parë komisioni për të drejtat e popullit te Çamerisë.Ne z. President, jemi të shqetësuar për më tepër, se disa qarqe nacionaliste greke të sponsorizuara edhe nga elementë grekofilë këtu në Amerikë, këmbëngulin në këtë drejtim, në një kohë që në Greqi nuk njihen pakica kombëtare shqiptare. Me të drejtë na është rritur shqetësimi me mosabrogimin e ligjit të luftës të vitit 1940 nga Greqia, mos ndoshta dikush përpiqet që në rrethana të caktuara ta vëjë në veprim?! Kjo mund të duket si diçka absurde kur të dy vendet, Shqipëria dhe Greqia, janë anëtare të NATO-s dhe për më tepër kanë nënshkruare dhe Paktin e Miqësisë më 1996, por ne nuk shohim predispozicion të palës greke për ta zgjidhur një herë e mirë problemin çam.Zgjidhja e kësaj çështjeje do të ndikojë pozitivisht edhe në marrëdhëniet mes dy vendeve fqinje pasi e ardhmja e Shqipërisë është në Komunitetin Europian. Shpresojmë që shteti shqiptar,që ju keni nderin të drejtoni, të përdorë të gjithë mekanizmat juridike dhe politike për ta zgjidhur këtë dramë të popullsisë çame.ar.sh/Oranews.tv