Fier, niveli i lartë i kredive të këqija, Dhoma e Tregtisë: Fajtore janë bankat

Fier - Krijimi i kredive të këqija është rrjedhojë e vet punës së institucioneve të bankave të nivelit të dytë.Deklarata është bërë nga kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Fier, Shezai Çobo.Sipas Çobos janë vetë bankat që duhet t'i marrin parasysh sesi t'u bëjnë ballë këtyre kredive, duke qënë se janë vetë ato filtrueset e klientëve që aplikojnë për kredi.Aktualisht kreditë e këqija në Fier janë në nivelin e 24% dhe kjo ka bërë që të shtrëngohen kushtet për aplikuesit./nzh/oranews online/