Braçe: Hiqeni rrethimin me hekura në “Elbasan Arena”

Tiranë – Deputeti i PS-së Erion Braçe sfidon “rrugaçërinë” me një thirrje ndaj Qeverisë: “Hiqeni rrethimin me hekura në “Elbasan Arena”, duke synuar që ç'ka vjen e bukur dhe bashkëkohore, t'i imponohet mungesës së kulturës. Sipas tij, "rrugaçëria duhet luftuar edhe me ambientin.”Ndërsa vetëm një ditë më parë, Kryeministri ka njoftuar në Fb se stadiumi i ri i Elbasanit është tashmë drejt përfundimit, Braçe ka gjetur rastin të kujtojë një premtim të pambajtur të ish-Kryeministri Berisha.“A e mbani mend që sipas Sali Berishës, në 28 nëntor 2012, me rastin e 100 vjetorit të shtetit, do të kishim një stadium të ri në kryeqytet, dhuratë për rininë e këtij vendi? Stadiumi s’u bë kurrë! A e mbani mend që 8 muaj më parë, Rama tha se do të bëjmë shtëpinë e re të Kombëtares së Shqipërisë? Stadiumi po mbaron dhe më 11 tetor, aty do luhet ndërkombëtarisht!”Por, ajo që e ka shqetësuar më së shumti Braçen, është rreziku i akteve të dhunës nëpër stadiume, siç ndodhi pak ditë më parë në stadiumin e Shkodrës. Nisur pikërisht nga ky fakt, ai  e ka sfiduar atë pjesë të dhunshme të tifozëve, që rrezikon të shkatërrojë një vepër të bukur edhe në të ardhmen.“Ne kemi një problem të madh me sjelljen nëpër stadium, - shkruan Braçe. - Deri tani është thënë e stërthënë se ambienti është ai që më së shumti e ka nxitur këtë problem. Rrugaçëria duhet luftuar edhe me ambientin! Dua të them se nuk ka më stadium në Evropë, rrethuar me hekura! Nuk ndodh më! Janë të hapur përgjithësisht dhe atje ku ka probleme, si në itali përshembull, rrethimi është i xhamtë!" ndaj deputeti socialist thërret: "Hiqeni rrethimin me hekura në “Elbasan Arena!”ar.sh/Oranews.tv