Presidentja Jahjaga takon kreret e PDK për të zgjidhur ngërçin politik

Kosovë-Zyrtarë të lartë të PDK-së në krye me kryetarin Hashim Thaçi kanë zhvilluar një takim me presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga.Gjatë takimit është diskutuar rreth mundësisë së daljes nga “ngërçi” politik.Nënkryetari i PDK-së, Hajredin Kuçi ka thënë se PDK-ja do të jetë konstruktive në këtë proces.“Ne do të jemi konstruktiv dhe mendojmë që zgjedhjet duhet të jenë zgjidhja e fundit. Megjithatë, nëse do të jetë e nevojshme për zgjedhje ne jemi të gatshëm”, ka thënë Kuçi.Gjatë ditës pritet që presidentja Jahjaga të ketë takim edhe me përfaqësues të partive tjera politike.