Reshjet e zgjatura dëmtojnë vreshtat, fermerët e Voskopit: Nuk ka asnjë kokërr rrush

Korçë - Shirat dhe lagështira e tejzgjatur e këtij viti ka qenë faktori kryesor që rreth 80% e vreshtave të rrushit kanë shkuar dëm. Fermerët pohojnë se ky është viti i parë që vreshtat e tyre dëmtohen në këtë masë.Duket se nga dëmtimi, vreshtat nuk i ka shpëtuar dot as tentativat e fermerëve nëpërmjet spërkatjes me helme, për të cilat nuk përjashtojnë mundësinë  të kenë qenë të skaduara, përderisa impakti i tyre tek rrushi ka qenë pothuajse zero.Zona e voskopit ka qenë ndër furnizueset kryesore të tregut me rrush, por vitet e fundit faktorë të ndryshëm që nga lagështira por edhe mungesa e inspektimeve, ka bërë që ky lloj produkti të degradohet.Ndërkohë pritet që Drejtoria e Bujqësisë të ngrejë një grup pune për përcaktimin e dëmit në vreshta dhe subvencionimin e fermerëve brenda kuadrit ligjor./nzh/oranews online/