Vullkani në Japoni, grupet e shpëtimit kërkojnë të mbijetuar
Japoni - Vijojnë operacionet e shpëtimit në kërkim të të mbijetuarve pas shpërthimit të vullkanit në Japoni. 31 alpinistë humbën jetën në malin Ontake, si pasojë e shpërthimit. Sipas ekzaminimeve mjekësore, humbja e jetës erdhi si pasojë e mungesës së oksigjenit për shkak të llavës vullkanore. Është e paqartë sa persona janë ende në mal, i cili ndodhet rreth 200 km në perëndim të Tokios.Tymi dhe smogu është ende në rritje , duke arritur kulmin sot , gjë që ka vështirësuar operacionet me helikopterë. Më shumë se 1100 zjarrfikës, policë dhe trupa ushtarake janë përfshirë në operacionet e kërkim-shpëtimit. Qindra policë dhe ushtarë japonezë i zbritën trupat nga maja e malit, ndërsa vazhduan kërkimet për të mbijetuar dhe viktima të tjera.Zyrtarët thanë se ishte shpëtuar një person dhe alpinistë të tjerë ishin plagosur rëndë. Shumë persona u bllokuan në majën e malit, pas shpërthimit të papritur të vullkanit të shtunën në drekë, sipas orës lokale.Japonia është një nga vendet me aktivitetin më të lartë sizmik, por nuk ka pasur viktima nga shpërthimet vullkanike që nga viti 1991, kur 43 persona humbën jetën në Malin Unzen. Autoritetet vendase monitorojnë me shumë kujdes vatrat vullkanike dhe në sinjalin e parë sizmik, alpinistët nuk lejohen të ngjiten në mal. Por, kësaj radhe duket se nuk janë marrë masa. Agjensia meteorologjike e Japonisë ka parashikuar shpërthime të mëtejshme dhe paralajmëroi se mbeturinat e vullkanik mund të shpërndahen deri në 4 km larg nga vendi i shpërthimit.ar.sh/Oranews.tv(Policia, ushtria, zjarrfikësit në Japoni duke kërkuar të mbijetuarit)

