Listat përfundimtare të fituesve në Universitete, ja fituesit
Gjatë kësaj periudhe maturantët kishin afat të kryenin proceduarat e regjistrimit online.
Ndërkaq, mes dy opsioneve që kishin për të zgjedhur, atij për të mbetur në degën që ishin shpallur fitues në fazën e parë dhe asaj për të vazhduar konkurimin, maturantët do të kishin mundësi të zgjidhnin vetëm një.
Ata që zgjodhën alternativën e dytë do të mund të verifikojnë sot në listë nëse kanë arritur të renditen në një preferncë më të lartë.
Ngritja bëhet automatikisht në varësi të pikëve . Pas kësaj, duke filluar nga 1 tetori deri në 7 shtator , fituesit do të kenë mundësi ti nënshtrohen procedurave të regjistrimit, pranë sekretarive mësimore.
Dalja e formularit A3, në të cilin nis raundi i dytë i konkurrimit për ata që janë jashtë fazës së parë do të behët pas dy javësh.
Gjithashtu MAS bëri publike listën me pikët e fituesit të fundit në të gjitha universitetet.
Poshtë listave lexoni se kur nis rregjistrimiLISTA E STUDENTËVE FITUES NË UNIVERSITETET PUBLIKE, FAZA II
UNIVERSITETET, LISTA ME PIKËT E FITUESIT TË FUNDIT
Nga 1-7 tetor regjistrimi
Sekretaritë mësimore të fakulteteve, nga data 1 tetor 2014 deri më 7 tetor 2014, prej orës 8:00 deri në orën 18:00, të pranojnë dokumentacionin plotësues për të gjithë kandidatët fitues. Kandidatët dorëzojnë personalisht dokumentacionin plotësues të mëposhtëm:Dokumentin e identifikimit (kartë identiteti ose pasaportë). Në dosje mbahet vetëm fotokopja e një prej dokumenteve të identifikimit, e panoterizuar; 2 fotografi personale; Mandat-arkëtimi i tarifës së regjistrimit prej 1.600 lekësh, paguar pranë zyrave të Postës Shqiptare për llogari të universitetit përkatës", siç përcaktohet në udhëzim.Këta kandidatë të cilët regjistrohen përfundimisht në sekretari mësimore, nuk kanë të drejtë të aplikojnë në raundin pasardhës, ku parashikohet dhe aplikimi me Formularin A3.Oranews.tv