Pollo: Çefa e Lelçaj, anëtarë korrekt të KLD, të evitohet përfolja nga politika dhe gazetarët

Genc Pollo i ka quajtur anëtarë korrekt të KLD, Elvis Çefën dhe Lulzim Lelçajn për të cilët është ngritur një komision hetimor për shkarkimin e tyre, pas kërkesës së 39 deputetëve të PS.Në një intervistë për Ora News me gazetaren Jonida Shehu, Pollo tha se duhet të evitohet përfolja e tyre nga politika dhe gazetarët. Sipas tij kjo është një përpjekje e radhës për të kapur këtë institucion të pavarur.“Ata janë të emëruar nga Kuvendi, dhe kanë qenë anëtarë korrekt të KLD, të papërfshirë në aktivitete qoftë politike, qoftë të tjera që i ndalon ligji i KLD, dhe përfoljen e tyre në masë duhet ta evitojnë si politikanët edhe gazetarët. E dyta është se tentative e radhës për të kapur një institucion tjetër të pavarur, në një kohë kur ato duhet të ecin paralel me mazhorancën, por jo të shkrihen me të, është diçka që të gjithë duhet të tremben nga ky përqëndrim i madh i pushtetetesh sepse mund ta pësojnë në lëkurën e tyre”, tha Pollo.Ish-ministri demokrat foli edhe për Kuvendin e PD, që sipas tij ky Kuvend shënon një kthese pas humbjes së zgjedhjeve të fundit të 23 qershorit. Sipas tij Partia Demokratike është një qeveri morale dhe një forcë që krijon konsensus në shoqëri.“Ky Kuvend shënon një moment kthese sepse është e natyrshme që pas humbjes së zgjedhjeve sidomos kur humbja është e madhe, ka një ndiesi dëshpërimi, ndiesi konfuzioni që kërkon kohën e vet të shpërndahet dhe kjo është një praktikë e zakonshme në demokracitë. Me kuvendin që u mbajt sot kemi shënuar një pikë kthese dhe pikë ngjitje, ku PD është edhe qeveri morale, por edhe një forcë që krijon një konsensus mazhoritar në shoqëri”, u shpreh Pollo.(Video: Intervista e plotë e Genc Pollos në Ora News)ex/oranews.tv/