Kuvendi i PD, përfundon numërimi i votave, llogaritja në selinë e PD

Pas një natë të gjatë në orët e para të mëngjesit ka përfunduar procesi i numërimit të votave për anëtarët e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike.Pas përfundimit të numërimit të votave janë përpiluar edhe proçesverbalet, të cilat do të dërgohen në selinë e Partisë Demokratike, ku do të bëhet llogaritja.kutite-ne-pdNë fund do të përpilohet lista me 150 fituesit, dhe votat do të ndahen sipas kuotave 30% gra dhe 15 % të rinj.Llogaritja e ndarjes së votave do të bëhet ne selinë e Partisë Demokratike.Gazetari ynë Everest Dedaj raporton se lista zyrtare mendohet të dali rreth mesditës së sotme.Mësohet se gjatë dy ditëve kanë votuar 70% e 7500 delegatëve të ardhur nga rrethet, për të zgjedhur 150 këshilltarët e rinj ndër 285 kandidatët.Për numërimin e votave u ngritën 10 komisione, të përbërë nga 3 anëtarë secili, të cilët do të numërojnë çdo votë që përmban 150 emra.Largimet dhe prurjet në Këshillin e PDNë Këshillin e ri Kombëtar të PD-së do të mungojnë të paktën 40 anëtarë të këtij forumi që fituan në zgjedhjet e pesë viteve më parë në selinë blu. Në listën e 285 kandidatëve që kryetari Basha u paraqiti dje 7500 delegatëve, bie në sy fakti se një numër i madh ish-deputetësh nuk u kandiduan. Kështu, Ilir Rusmali, Fatos Hoxha, Fatos Beja, Rajmonda Bulku, Ilir Bano, Spiro Ksera dhe Mark Marku, që u renditën mes 100 më të votuarve në zgjedhjet e vitit 2009, nuk u futën në garë.Ndërkohë që në listën e kandidatëve bien në sy emra të njohur nga skena publike si ai ish-këshilltarit për planifikimin e territorit të Berishës, Besnik Aliaj, ish-themeluesi dhe mik i Gramoz Pashkos,  Dritan Shano, koordinatorja e marrëdhënieve me publikun Grida Duma dhe ish zv.drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Agron Kuliçaj.Pjesë e listës së kandidatëve janë gjithashtu dy këshilltarët e Presidentit Nishani, Gjergj Lezhja e Ylli Asllani, si dhe anëtari i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, Petraq Milo.

Lista me 285 kandidatët për Këshillin Kombëtar të PD-së