Fier, paditen në Prokurori për abuzim, tatimorët e qeverisë "Berisha"
Fier – Ish-drejtuesit e Tatimeve të Fierit paditen në Prokurori për abuzime me postet e tyre gjatë vitit 2013, nën qeverinë "Berisha". Ata janë: Ish-Drejtori Rajonal T. Allkushi, ish-Drejtori i kontrollit E.Allkaj, ish-Drejtori i Drejtorisë së Vlerësimi A.Selimaj, ish-Përgjegjësja e Sektorit E.Idrizi dhe 2 inspektorët A.Brakaj, M.Qorri.Ka qënë Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, që ditët e fundit, ka bërë kallëzim penal pranë Prokurorisë së rrethit Fier për 6 ish-drejtues dhe punonjës të Drejtorisë Rajonale Tatimore Fier, për veprën penale “shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.Sipas njoftimit zyrtar, kallëzimi u krye pas një auditimi në lidhje me zbatimin e Legjislacionit tatimor për sa i takon procedurave të rimbursimit të TVSH-së në këtë Drejtori Rajonale, në të cilin rezultoi se gjatë periudhës maj - qershor 2013 nga ana e tyre është kryer rimbursim i paligjshëm për disa subjekte, ndër to edhe subjekte të Lojërave të fatit.Kallëzimi penal ndaj tatimorëve vjen pas një auditimi të gjerë që është duke zhvilluar, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve. Jo më larg se dje prej saj u denoncua një rrjet gjigand mashtruesish, 60 vetë në total, që i kishin rrëmbyer shtetit 26 milionë euro për biznesin e tyre të skrapit nëpërmjet rimbursimit të TVSH-së me fatura fiktive.ar.sh/Oranews.tv