Korçë, shirat dëmtojnë dhjetëra hektarë me vreshtë

Korçë-Shirat e shumte dhe lagështira e tejzgjatur e këtij viti ka qenë faktori kryesor qe rreth 80% e vreshtave të rrushit kanë shkuar dëm.Vete fermerët pohojnë se ky është viti i parë që vreshtat e tyre dëmtohen në këtë masë,pasi dëmtime ka pasur edhe vitet e kaluara por jo në këtë sasi.Ndërsa e gjithë puna e këtij viti ka shkuar dëm.Duket se nga dëmtimi vreshtat nuk i ka shpëtuar dot as tentativat e fermerëve nëpërmjet spërkatjes me ilaçe,të cilat sipas fermerëve nuk përjashtohet mundësia të kenë qenë të skaduara përderisa impakti i tyre tek rrushi ka qenë pothuajse zero.Zona e Voskopit ka qenë ndër furnizueset kryesore të tregut me rrush,por vitet e fundit faktorë të ndryshëm që nga lagështira por edhe mungesa e inspektimeve nga inspektorët për prodhimin e tij ka bërë që ky lloj produkti të degradohet.Ndërkohë pritet që drejtoria e Bujqësisë të ngreje një grup pune për përcaktimin e dëmit në vreshta dhe subvencionimin e fermereve brenda kuadrit ligjor.