15 persona, shumica adoleshentë, qëllohen me armë në një lokal nate në Majami

SHBA - 15 persona janë plagosur pasi janë qëlluar me armë në një klub nate në Majami, rreth orës 1.00 të mëngjesit me orën e SHBA-së; shumica prej tyre ishin adoleshentë, madje edhe 11-vjeçarë.Zëdhënësja e Policisë Frederika Barra tha për CNN se të plagosurit janë të moshës 11 -25 vjeç dhe një person është plagosur rëndë.Të shtënat ndodhën në një klubin e natës “The Spot” në një kohë kur një festë e madhe ishte duke u zhvilluar. Dëshmitarët thanë se ata kishin dëgjuar rreth 100 të shtëna.Me kaq shumë njerëz të plagosur, ekipet e emergjencës ishin detyruar të vendosnin disa viktima mbi trotuar. Të plagosurit u dërguan në spitalin “Jackson Memorial”.Oranews.tv[caption id="attachment_388683" align="alignleft" width="640"]Klubi i nates "The Sport" Klubi i nates "The Spot"[/caption]