Tiranë, INUK nis prishjen e 600 objekteve te "Ali Demi", perplasen Rama-Basha

Tirane- Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik ka nisur aksionin për prishjen e objekteve pa leje në kryeqytet.Gjatë këtij aksioni, pritet të prishen rreth 600 objekte të jashtëligjshme. Aksioni i INUK i ditës së sotme do të përqëndrohet kryesisht në zonën e Ali Demit për të vijuar më pas drejt qendrës së kryeqytetit.Shembje në Tiranë, Rama: Po shkulim çibanët, Basha: Po pështyn ç’ka mbolleNdërkohë që ky aksion ka ndezur debatin mes kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të PD-së aktualisht kryetari i Bashkisë Lulzim Basha.Kryeministri e përshëndeti  përmes një postimi në rrjetin social twitter, duke e cilësuar si vijim të shkuljes së çibanëve, që sipas tij, janë lejuar të ndërtohen, nga neglizhenca e Bashkisë.

Menjëherë më pas ka reaguar dhe kryebashkiaku Lulzim Basha: “ Sa i vjetër dhe prapa kohe z. Kryeministër, – shkruan Basha. – Punë pak e fjalëlumë. Në bashki grindej për Qeverinë, në Qeveri grindet për Bashkinë. Nuk merret me punësimin, sigurinë, ekonominë, por si bahçevan i keq pështyn farën që vetë mbolli.”