Dialogu Shqipëri-BE, Fyle-Metës: Duhet pjekuri politike në Parlament
Ka nisur raundi i katërt i Dialogut të Nivelit të Lartë mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian. Tryeza drejtohet nga komisioneri për zgjerim Stefan Fyle, i cili ndodhet në Tiranë.Kjo është hera e fundit që Fyle vjen në Shqipëri në cilësinë e komisionerit për zgjerim të Bashkimit Europian.Përpara nisjes së tryezës Fyle u takua me kryeparlamentari, Ilir Meta në mjediset e kryesisë së Kuvendit. Gjatë këtij takimi, eurokomisioneri Fyle, theksoi se marrja e statusit për Shqipërinë sjell përgjegjësi të reja për vendin, të cilat kërkojnë siç nënvizoi ai më tepër pjekuri të palëve politike në Parlament.Të njëjtin mendim ndau edhe Ilir Meta, i cili u shpres se pas marrjes së statusit ka më shumë përgjegjësi.Ndërsa Lulzim Basha ka folur pas takimit me Fylen. Ai ka deklaruar se duan të kthehen në Kuvend, por kur të vendoset Parlamntarizmi.Ndërkohë gazetarët e Ora News informojnë se kreu i PD-së Lulzim Basha, deputetët Majlinda Bregu, Eduard Halimi dhe Arben Ristani kanë zhvilluar një takim në zyrën e ish kreut të PD-së Sali Berisha, para se të niste punën tryeza e dialogut të Nivelit të Lartë.Në orën 11:00, eurokomisioneri u takua kryeministrin Edi Rama dhe rreth 11:30 nis tryeza e Dialogut të Lartë për prioritetet kyçe.
Rreth orës 13:30 Fyle dhe Rama do të dalin në një konferencë të përbashkët për shtyp.Basha i shpreh Fyles shqetësimin që ka me mazhorancënFyle është takuar me kreun e PD, Lulzim Basha në zyrat e BE. Basha i ka shprehur shqetësimet e tij në lidhje me situatën politike në vend. Sipas Bashës opozita kërkon të kthehet në Parlament, po me kushtin që të vendoset parlamentarizëm.“Ne kemi folur qartë, duam të kthehemi në kuvend, por parlamenti nuk është ndërtesë, parlamenti nuk është grumbull qytetarësh. Parlamenti është kushtetutë demokraci, është debat, është rregullore, të gjitha këto janë nëpërkëmbur nga cifti Rama-Meta. Ne kërkojmë rivendosjen e parlamentit, sepse vetëm me vendosjen e parlamentarizmit mund të ketë një pajtueshmëri mes opozittës dhe parlamentit.” Lexo më shumëFyle takon kryeparlamentarin Ilir Meta 
#Albania w/I.#Meta on parliament blockage:in mature democracy politic.debates have 2take place in democr.institutions pic.twitter.com/wFp4duP637— Štefan Füle (@StefanFuleEU) September 29, 2014Sipas axhendës së parashikuar, Fyle rreth orës 09:15 ka takuar kryeparlamentarin Ilir Meta, ku i shprehu këtij të fundit se Përgjegjësitë e reja të Shqipërisë kërkojnë pjekuri politike.“Përgjegjësitë e reja të Shëipërisë kërkojnë më tepër pjekuri të palëve politike në Parlament dhe Komisioni Europian gjithmonë përkrah Shqipërinë për përshpejtimin e reformave”Nga ana e tij kryeparlamentari Meta vlerësoi Dialogun e Nivelit të Lartë dhe i shprehu mirënjohjen komisionerit Fyle për punën dhe axhendën që Europa ka ndaj Shqipërisë.“Mirënjohje për punën dhe dedikimin e Komisionit ndaj axhendës evropiane të Shqipërisë. Pas marrjes së statusit, Shqipëria ndjen më tepër përgjegjësi për avancimin e reformave kyçe.”