Ukrainasit rrëzojnë Leninin duke kënduar Himnin Kombëtar

Ukranë - Një turmë e madhe njerëzish në Karkiv të Ukrainës ka përmbysur shtatoren e ish-udhëheqësit sovjetik Vladimir Lenin.Statuja e Leninit, një nga më të mëdhatë në Ukrainë, u tërhoq poshtë me litarë, teksa turma shpërtheu në thirrje gëzimi, duke valvitur flamurin e Ukrainës dhe duke kënduar Himnin Kombëtar. Ky akt kolektiv pason atë të dhjetorit 2013 në Kiev, ku turma bëri të njëjtin veprim gjatë protestave pro-evropiane.Ndërkaq banorët dhe protetuesit e Karkivit e shpjegojnë kështu aktin e rrëzimit të Leninit:"Për shkak të Leninit, Ukraina ka jetuar në varfëri për më shumë se 10 vjet. Shembull i mirë është zia e bukës gjatë viteve 1920, '30 dhe '40. Unë shpresoj se ky monument nuk do të jetë më këtu, edhe asnjë kujtim prej tij"."Ishte një lloj fyerje, - tha një tjetër. -  Jemi një vend i pavarur dhe kemi një monument të kreut të shtetit fqinj, i cili na ka sulmuar të paktën tre herë pa përmendur luftën në shekullin e fundit. Ishte thjesht e turpshme. Lenini ishte një nga diktatorët më të përgjakshëm të shekullit të 20-të."Kharkivi ishte një nga disa qytete të Lindjes së Ukrainës, në të cilin aktivistët pro-ruse u përpoqën të organizojnë lëvizjen anti-ukrainase në fillim të këtij viti, por nuk patën sukses.ar.sh/Oranews.tv