Kuvendi i PD numëron LIVE votat për Këshillin, votuan 70% e delegatëve
Tiranë - Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike është mbyllur mbrëmjen e së dielës me votimin e delegatëve të tij për Këshillin e ri Kombëtar. Mësohet se gjatë dy ditëve kanë votuar 70% e 7500 delegatëve të ardhur nga rrethet, për të zgjedhur 150 këshilltarët e rinj ndër 285 kandidatët.Numërimi i fletëvotimeve ka nisur në orën 21:00 dhe që nga ai moment, ka vazhduar të transmetohet LIVE në një ekran të madh brenda Pallatit të Kongreseve. Ai do të vazhdojë edhe gjatë natës e pritet që rezultatet e tij të dalin në ditët në vijim.Gazetari i “Ora News”, Everest Dedaj, tha se në kuadrin e transparencës së plotë, ishte vendosur që numërimi të zhvillohej tek Pallati i Kongreseve, atje ku u krye votimi dhe gjithçka të transmetohej direkt për transparencë, me projektor, nga salla ku 10 komisionet e përbërë nga tre anëtarë do të numërojnë një për një fletëvotimet.
(Në foto: Numërimi i votave në Kuvendin e PD-së)ar.sh/Oranews.tv