Itali, vrau gruan me thikë, Balliu: Valmira rrihte fëmijët
Genova- "Prej një muajsh raporti ynë nuk funksiononte më. Ajo ishte gjithmonë nervoze, bërtiste edhe me fëmijët. Ndodh dhe që i rrihte. Dyshova se kishte dikë tjetër” . Kjo është deklarata e Ardian Balliu (ne foto) para gjykatës pak ditë pas vrasjes së bashkëshortes së tij Valmira, 30 vjeçe.Të mërkurën e 24 shtatorit 2014 44 vjeçari vrau me 2 thika bashkëshorten e tij në dhomën e gjumit, duke lënë jetimë dy fëmijë të mitur, 3 dhe 4 vjeç të cilët natën e vrasjes flinin gjumë në dhomën ngjitur.Çifti i cili kishte disa vite martesë, banonte në Genova të Italisë.Gjatë seancës gjyqësore për masën e sigurisë para gjyqtares Annalisa Giacalone, Adrian Balliu është shprehur me të njëjtat deklarata që kishte bërë në momentin e arrestimit: Kisha frikë se mos i largonte fëmijët nga unë”Ai është lënë në burg ndërsa dy fëmijët e mitur i janë besuar të afërmve të çiftit.