Vlorë, jepet leje për shfrytëzimin e pyjeve, s'preken drurët e rrallë

Vlorë - Nisma e fundit e Ministrisë së Mjedisit është ajo e pastrimit të pyjeve kur ato arrijnë moshën e shfrytëzimit. Në kuadër të rigjenerimit të tyre, hapësira të tëra pyjore, nën administrimin e Drejtorisë Rajonale të Pyjeve në Vlorë janë vënë në dispozicion si parcela për shfrytëzim.Krahas lejeve të posaçme që jepen nga ky institucion për shfrytëzimin dhe prerjen e drurëve pa rëndësi të veçantë, atyre që ripërtërihen me shpejtësi apo dhe drurëve të dëmtuar, ka direktiva të qarta për drurët me rëndësi të veçantë, pra të mbrojtur.Druri i pyjeve të Kurveleshit përdoret kryesisht për qymyr dhe dru ngrohjeje si dhe tregtohet për nevoja të komunitetit .Kreu i Ndërmarrjes së Shërbimeve Pyjore në Vlorë, Mario Kalus (në foto lart) sqaroi se nisma për shfrytëzimin e pyjeve është ndërmarrë nga Ministria e Mjedisit konform standarteve europiane dhe Konventës Aaurus.Mario Kalus: Me drurët e rrallë ka pasur abuzime, ndaj bashkëpunojmë me Policinë e Shtetit"Ministria e Mjedisit si dhe drejtoria jonë kanë kohë që bëjnë monitorim dhe investigim të terrenit në qarkun e Vlorës, - tha Kalus. - Drejtoria Rajonale ka bërë një pezullim të një subjekti për një kohë të pacaktuar, për problemin e një druri të mbrojtur, prerja e të cilit nuk lejohet. Pasi bëmë pezullimin e këtij subjekti, që operon në Kudhës, në fshatin Gjomollë, në kufi me Kuçin, kemi ngritur një grup pune që ka bërë kqyrjen e të gjithë terrenit ku kryen aktivitetin kjo firmë.Në të njëjtën kohë, me iniciativën e ministrit Koka, u krijua një grup tjetër pune, posaçërisht për këtë problem, për të bërë monitorimin e zonës në fshatin Gjonmollë. Nga investigimi që është bërë në terrenin ku ky subjekt kryen aktivitetin, jua them me garanci, se drurë që nuk lejohen ose nuk janë të përshkruar në kontratë, që janë ilqe dhe mbrete, nuk më rezulton të kemi asnjë dru të prerë të këtij lloji. Megjithatë, ne kemi krijuar sëbashku me Inspektoriatin e Mjedisit, postblloqe dhe kontrolle jo vetëm në zonën e Kuçit dhe Qafëmollës po në të gjithë zonën përreth, për të mbyllur njëhërë e përgjithmonë këtë gangrenë që ka qënë kohë më parë.Ditën e hënë do të kërkoj një takim me Drejtorin e Policisë së Qarkut të Vlorës për të bërë një grup të përbashkët pune dhe invetigimin më të thellë të të gjitha zonave ku kemi informacione se ka prerje drurësh. Policia do të jetë partnerja jonë kryesore në këtë luftë. "Druri i ilqes, i përfshirë në Librin e Kuq të drurëve në zhdukjeIlqja është një prej drurëve të përfshirë në Librin e Kuq të drurëve në zhdukje e që gjendet me shumicë në zonën e Kurveleshit , Kuçit e Himarës, ndërsa i është lënë detyrë firmave që operojnë me leje shfytëzimi të bëjnë kujdes me të. Nje grup pune i posaçëm është ngritur për të verifikuar në terren, gjendjen aktuale, ndërsa prerjet nga firmat që operojnë janë ndërprerë përkohësisht.Kamera e "Ora "News" i ka gjetur në terren, inspektorët e pyjeve, në parcelat mes Kudhësit e Kuçit, efektivët e Drejtorisë së Ndërmarrjes së Pyjeve. Llazar Gjonca (në foto poshtë) Shef i Administrimit, Këshillimit dhe Menaxhimit të Pyjeve tregon.Llazar Gjonca: Prerjet i lejojmë pas studimeve, drurët e rrallë nuk preken"Në këto dy ngastra që ne kemi planifikuar prerje të lejuara, - tha Gjonca, - do të priten vetëm lloji i prallë, që përmban vetëm 50% gradë mbulimi të bimësisë që ndodhet në këto dy ngastra. Mbas përfundimit të prerjeve, ngastrat do mbeten me gradë mbulimi 50% të bimësisë tjetër ekzistuese, që është e llojit mbrete, shqopë dhe ilqe.Nga studimet që kemi bërë dhe nga kadastra, kemi ilqe nga 25- 45 apo 50-vjeçare, pra, me struktura moshore të ndryshme. Vjen, në vitin kalendarik 2012-2013, ne kemi shfrytëzuar dy ngastra të ekonomisë pyjore Gjomollë dhe po të shihen me kujdes, ato kanë qënë ngastra të mbulura me mare dhe me ilqe. e sot mund të shihet se duket sikur atje nuk është bërë shfrytëzim, sepse çdo gjë është bërë me kujdesin më të madh, për të shmangur fenomenet erodive të terrenit.Drejtoria Rajonale e Shfrytëzimit Pyjor ka bërë studim për dy ngastra që ndodhen në ekonominë pyjore Gjomollë për trajtimin teknik të tyre me prerje të lejuara si mundësi shfrytëzimi. Pas studimit në terren, ka planifikuar sasinë e materialit drusor që do të pritet si dhe llojin e drurit që do të kalojë në këto prerje. Mbas kësaj është bërë procedura pranë ministrisë dhe ka ardhur përgjigja që të vazhdojë aktiviteti. I kemi vazhduar procedurat me APP-në dhe sot, një subjekt fitues i ankandit, po kryen punimet e prerjeve sipas projektit të përpiluar nga ana jonë.Pezullime totale pa pasur, sepse kemi pasur reagime nga persona të caktuar se ky aktivitet nuk ishte i ligjshëm dhe e dyta, se pritet një lloj druri, që quhet ilqe, që me ligj ndodhet në Librin e Kuq si një lloj drejt zhdukjes dhe nuk lejohet prerja e tij."ar.sh/Oranews.tv