Tiranë, arrestohet 32-vjeçari, u kap duke vjedhur sende ne një makinë

Tiranë-Skuadrat Shqiponja e Policisë së Tiranës, ka kapur në flagrancë shtetasin Endri Kroi, i moshës 32 vjeç, banues në Tiranë, si autor të dyshuar të vjedhjes së disa sendeve brenda automjetit në pronësi të shtetases M.K.Ngjarja ka ndodhur sot rreth ores 19:30, ku shtetasi Endri Kroi është kapur në vëndin e quajtur kryqëzimi i rrugës "Sami Frashëri" me atë të Bulevardit Bajram Curri, ndërkohë që automjeti ka qënë i parkuar në sheshin Nënë Tereza tek Akademia e Arteve.