LSI "ndez motorët para kohe", krerët e partisë tur takimesh në rrethe
LSI kanë ndezur motorët elektoralë para kohë, duke zhvilluar një sërë takimësh në qarqe të ndryshme të vendit. Ilir Meta ka qëne në zonën e Elbasanit, kurse Luan Rama në Tropojë.Kryetari i Parlamentit, Ilir Meta ka premtuar mbështetje dhe investime konkrete për fermerët e komunës Mollas në qarkun e Elbasanit. Gjatë takimit me fermerët e kësaj zone Meta theksoi se angazhimi i qeverisë do të jetë maksimal për të garantuar grumbullimin e produkteve bujqësore me qëllim nxjerrjen e tyre me sukses në tregun vendas dhe në tregun ndërkombëtar.“Angazhimi ynë do të jetë maksimal për të garantuar grumbullimin e produkteve tuaja, me qëllim nxjerrjen në tregun vendas dhe ndërkombëtar. Për fat të mirë bujqësia po përjeton një moment pozitiv të rritjes së eksporteve. Edhe Mollasi ka kontributin e vet. Vitin që vjen do të ketë një rritje të mbështetjes dhe subvencionimit për të shtuar sipërfaqet me serra”, tha Meta.Ndërkohë Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Luan Rama ka zhvilluar një takim me strukturat e kësaj partie në Tropojë ku ka premtuar më shumë investime në këtë rreth. Luan Rama u shpreh se është në përgjegjësinë e qeverisë së majtë që të marrë përsipër edhe borxhet e pararendësve në Tropojë.“Tropoja meritonte shumë më tepër në cfarë është bërë në 24 vjet dhe është në nderin dhe përgjegjësine e mazhorancë së sotme që të marrim përsipër edhe borxhet që kanë lënë pararendësit tanë në Tropojë. Kjo ëhtë e vecanta e LSI, që marrëdhënien me qytetarin dhe votuesin e ka të vazhdueshme”