Kosovë, zihen tifozët, ndërpritet zyrtarisht ndeshja Trepça - Prishtina

Kosovë - Ndeshja mes Trepçës dhe Prishtinës nuk do të vazhdojë, kanë njoftuar sot organizatorët e takimit.Sfida derbi e së dielës në elitën e futbollit kosovar, Trepça-Prishtina, nuk do të vazhdojë pas përplasjes mes tifozëve Torcida dhe Plisa.Organizatorët e takimit njoftuan se kjo ndeshje nuk do të vazhdojë të luhet, pasi u ndërpre në minutën 21’.Në atë minutë, tifozët vendas pushtuan fushën, duke u përplasur me ata mysafirë.Marrë nga Gazeta Express