Te jetosh me frikën e gjakmarrjes, 30 vjeçari nga Puka apeli për jetën

Të jetosh  20 vite në arrati, 20 vite i ndjekur nga hija e vdekjes, gjakëmarrja , marrja e hakut, këto fjalë ishin shoqërueset e vetme të 30 vjeçarit nga Puka, gjatë udhëtimeve të tij.Një ngjarje ndodhur kur ai ishte akoma i vogël për t’a klutuar atë, e bëri viktimë edhe rob të frikës.Të shtëna armësh, - aksidentalisht, - në një natë të zhurmshme festive, nga vëllai i 30 vjeçarit, mbi komshiun e tyre, u bë shkak për prishjen e qetësisë të kësaj familjeje.Edhe pse vëllezërit e t’i më të mëdhenjë kishin paguar për krimin, me burg, familjarët e viktimës nuk u mjaftuan me këtë, ata donin vetëgjyqësi.Kur njëri nga vëllezërit u largua, duke fituar azil politik në Suedi dhe vëllai tjetër u sëmur dhe u shtrua në spitalin Psikiatrik në Shkodër, gjithçka rëndoi mbi 30 vjeçarin.“Në vitin 1994, në Berishë të Pukës, kam qënë vetëm 10 vjeç, kisha vetëm dy klasë shkollë të mbaruara, ishte data 14 gusht, kur ka ndodhur ngjarja. Atë vit pastaj nuk kam vazhduar më shkollën. Kam ikur tek disa të afërm të mi, pasi vellëzërit bënë vrasjen.Vëllezërit ikën rrugëve, njëri në Greqi dhe tjetri tek të afërm në Shqipëri. Na strehuan mua dhe vëllain tjetër, që kam 15 vite që nuk e di se ku është. S’kam asnjë të dhënë për atë. Ka ndodhur, çfarë ka ndodhur, por nuk ka pasur asnjë shanc që të na falin.Kam qënë i vogël dhe kam qënë i rrezikuar të shkoj në shkollë, sepse kanë dhënë deklarata , motra e viktimës dhe të afërmit e vete, që edhe fëmijët dot t’i vrasim. Jam në moshën 30 vjeç vetëm me 2 klasë shkollë, i paarsimuar.Kam shkuar të disa të afërm të mi në Tiranë prej dy vitesh, pastaj kam ndërruar, kam shkuar diku tjetër, sepse ashtu ishin problemet, sepse kishin frikën nga llafet se mos po verifojnë se ku jam, të mos shkojnë të më mbysin te shtëpia e motres, të mikut, apo të dikujt. Unë jam detyruar të shmangem, nëpër qoshe të rrugëve, pa më parë dikush, por i fshehur” – tha 30 vjeçari.Edhe sot pasi kanë kaluar 20 vite, frika varet ende në fytyrën e tij.Tashmë i kthyer në Shqipëri dhe i martuar me një ceremoni e cila nuk ishte padyshim e endrrave për t’a, jeta e tij nuk është e sigurt si më parë.Frika e vdekjes vazhdon t’a trazojë atë. Në pamundësi për gjetjen e një punë, pasi çdo ekspozim mund të ishte fatal për të, ai jeton një shtëpi të vogël me qera dhe mbahet me ato para që ka fituar, kur ka qënë jashtë.“100% ata kanë foto të miat, në këtë moshë që jam. Kam frike çdo vend, ata mund të mbajnë foto të miat dhe më verifikojnë direkt. Në Shqipëri të mesme dhe në veri e kam shumë të vështirë të jetoj. Kam pasur raste që edhe jam maskuar edhe kam levizur” – shprehet 30 vjeçari.Tani me bashkëshorten në krahë, sytë i ka nga shteti, si e vetmja mënyrë për të vazhduar një jetë të qetë dhe të sigurtë.“Kërkoj nga shteti të më mbrohet jeta, të më bëhet e mundur një identit i ri, të bëhet diçka që mos të më vrasin dhe të më gjejnë një strehim nga jugu, apo një vend ku është më i fshehur për mua” – u shpreh ai.