Saimir Pirgu, tenori me zërin e 'artë' që ka 'pushtuar' skenat botërore
Shqipëria është vend nga i cili kanë lindur talente të shumta.Shumë prej tyre kanë korrur sukses në skenat shqiptare, por edhe ato botërore.Janë tre prej tyre të cilët interpretojnë në skenat botërore më të cilët të gjithë ne shqiptarët krenohemi:Ermonela Jaho, Saimir Pirgu dhe Inva Mula.Për të arritur suksesin që ka sot Saimir Pirgu ka punuar shumë.Këtë e tregon edhe fakti se ditëlindjen e tij të rradhës e ka festuar në skenë, duke interpretuar rolin e Dukës së Mantovës në Operën "Rigoleto" të Verdit.Sezoni ka nisur herët për të. Ka interpretuar tashmë në shfaqjen e katërt dhe në plan edhe katër projekte të tjera.“ Jam tashmë tek shfaqja e katërt, kam edhe katër shfaqe të tjera”.Sezoni i ri nisi me sukses për Saimir Pirgun në Britaninë e Madhe.“Një shfaqe e datës 17 është dhënë live në gjithë Britaninë e Madhe dhe ka pasur më shumë se 40 mijë shikues në të gjithë sheshet e Britanisë së Madhe.Kjo ka qenë me të vërtetë një arritje e madhe sepse këto shfaqe janë tepër të rralla dhe janë për një publik më të gjerë. Të gjithë kanë pasur mundësinë gratis të shohin shfaqen nga Opera Mbretërore e Londrës”.Artisti shqiptar Pirgu ka interpretuar në të gjitha skenat botërore dhe kudo kanë qenë të pranishëm shqiptarë, të cilët e kanë mbështetur nëpërmjet duartrokitjeve dhe fjalëve të përzemërta.“Pothuajse gjithmonë janë me dhjetëra shqiptarë në çdo shfaqe që janë prezentë, shumica e tyre janë dhe jo amatorë të operas, por për kënaqësinë e tyre që një shqiptar është prezent në këto nivele bën pjesmarrjen e tyre më të gëzuar.Dhe tashmë shenja e shqiponjës është bërë dhe është kapur dhe nga gazetat e huaja. Në fillim fare ishte një simbolikë që nuk e kuptonin, ndërsa tashmë pothuajse me duartrokitjet vjen edhe shqiponja.Dhe është pjesë e kombit tonë, jam shumë i kënaqur që kur shqiptarët vijnë dhe e shikojnë brohorasin edhe më tepër”.Mbështetësit e tij nuk janë vetëm shqiptarë dhe urimet në pamundësi për t’ia përcjellë live, ia shprehin përmes rrjeteve sociale.“ Zakonisht vijnë gjithmonë ose më shkruajnë në twitter, fb dhe kërkojnë gjithmonë të takohen pas shfaqes. Dhe me aq mundësi sa kam pasur dhe me mundësinë më të vogël për të shtrënguar dorën ua kam dhënë të gjithëve.Jam tepër i lumtur sepse ka shqiptarë të Shqipërisë, por dhe të Maqedonisë dhe Kosovës dhe kjo është një kënaqësi akoma më e madhe”.Për Ora News, tenori Saimir Pirgu, rrëfen dy supriza.“Interpretimi me Ermonelën ka qenë 4 vjet më përpara, kur Ermonela erdhi. Jemi takuar për operën “Traviata” dhe do jemi prapë bashkë në dhjetor Operën e Vjenës për “Traviatën”.Unë jam informuar që do të ketë një Gala me të gjithë artistët shqiptarë kudo qofshin ata dhe jam ftuar të jem prezent dhe besoj se do të jem aty”.Të gjithë ata që dëshirojnë të dëgjojnë interpretimin e artistëve shqiptarë në muajin dhjetor, ata do të jenë të pranishëm në mbrëmjen Gala të organizuar në TKOB.