Nishani me sipërmarrësit shqiptarë në SHBA: Mirëpresim kontributin tuaj

SHBA- Bashkëpunimi me diasporën shqiptare, ka qenë në qendër të një takimi që Kreu i Shtetit shqiptar Bujar Nishani zhvilloi me rrjetin e profesionistëve dhe sipërmarrësve shqiptarë në SHBA.Gjatë një bashkëbisedimi të hapur lidhur me zhvillimet nё Shqipёri dhe perspektivёn e integrimit, Nishani theksoi domosdoshmërinë e kontributit të tyre për Shqipërinë dhe Kosovën.“Shqipëria është anëtare e NATO-s - dhe pas zhvillimeve dramatike në Ukrainë, të gjithë e kuptuan menjëherë rëndësinë strategjike të kësaj arritje të madhe të Shqipërisë. Ndërkohë, Shqipërisë iu dha statusi i vendit kandidat në BE disa muaj më parë dhe ajo është më afër se kurrë me BE-në. Pikërisht për arsyen se jemi në rrugën e një zhvillimi dinamik, me qëllime ambicioze, dhe duke u përballur, si çdo vend, me atë që e ardhmja parashikon për ne, ne kemi nevojë edhe për më shumë miq, më shumë lidhje, më shumë njohje, dhe më shumë mundësi.Prandaj, një organizim më i mirë, bashkëpunim edhe më i afërt për të maksimizuar ndikimin në shoqërinë në të cilën ne jemi të integruar, është ndoshta mbështetja më e madhe dhe cilësore që mund të jepet për Shqipërinë, për Kosovën, për botën shqiptare, si pjesë e pandarë e botës perëndimore.Në një vend si SHBA, ku organizimi i komunitetit është jo vetëm një e drejtë, por një mënyrë e funksionimit të shoqërisë, aftësia për të bashkuar kontributet personale është një garanci për sukses. Kështu, unë do të doja t’ju inkurajoj që të ofroni praninë e aktivitetit tuaj në këtë vend në të gjitha dimensionet e mundshme të suksesit dhe prosperitetit për ju dhe familjet tuaja, por edhe për Shqipërinë, Kosovën dhe shqiptarët kudo që janë”.Presidenti Nishani shprehu mirënjohjen për komunitetin shqiptar në Amerikë, duke nënvizuar se suskesi i tyre në vendin ku jetojnë ka legjitimuar gjithmonë krenarinë e vendit mëmë.“Është një e vërtetë e padiskutueshme se rreth 1.2 milion shqiptarë - më shumë se një e treta e popullsisë në vend sot - të cilët e kanë bërë zgjedhjen, gjatë dy dekadave të fundit, të jetojnë dhe punojnë jashtë vendit, japin një kontribut të çmuar dhe të mirëpritur në mënyra dhe forma të ndryshme, madje edhe kur ai nuk është drejtpërdrejt i dukshëm. U deshën disa vite për të kuptuar një gjë të thjeshtë: mungesa e shqiptarëve në tribunat e nderit, në altarët e vlerësimit apo tribunat e shkëlqimit nuk kishte të bënte me ndonjë lloj pamundësie të qenies tonë.Kjo kishte të bënte me sistemin që nuk i jepte atyre një mundësi për të qenë të realizuar. Artistë, aktorë, këngëtarë, atletë, gazetarë, studentë të shkëlqyer në universitete të famshme, sipërmarrës të rinj dhe të suksesshëm në fusha të ndryshme, me pak fjalë, ju që jeni sot këtu jeni një dëshmi e vlerave të fshehura, aftësive të pashfrytëzuara dhe rezultateve të munguara.Me suksesin tuaj, ju i keni dhënë vetes dhe familjes tuaj, por edhe Shqipërisë një krenari të ligjshme dhe ju meritoni mirënjohjen tonë. Jeta dhe interesat tuaja këtu, në këtë shoqëri, por unë ju inkurajoj që të vazhdoni të jeni të interesuar dhe të lidhur me Shqipërinë, me zhvillimet atje, sepse përvoja të tjera, këshilla dhe kontributet kurrë nuk do të jenë të tepërta apo të panevojshme”.Presidenti Nishani ishte gjithashtu i ftuar edhe nga Organizata “Rrёnjёt Shqiptare”, njё organizatё qё punon pёr promovimin e trashёgimisё kultuore shqiptare, pёr tё kremtuar pesёvjetorin e themelimit tё saj.