Sot, vizita e fundit e Stefan Fyle-s si Komisioner në Tiranë, ja axhenda e tij
Tiranë- Vizita e fundit në Tiranë në detyrën e Komisionerit për Zgjerim, do ta mbajë Stefan Fulen më pak se 24 orë në Tiranë.Ora News ka zbardhur axhendën e plotë të Komisionerit Europian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, i cili i është drejtuar të dielën, kryeqytetit shqiptar, për të bashkëdrejtuar me Kryeministrin Edi Rama, Raundin e 4-t të Dialogut të Nivelit të Lartë.Eurokomisioneri, do të nisë axhendën e takimeve në orë 9:15 me kryeparlamentarin Ilir Meta.Menjëherë më pas, në zyrat e BE, Fule do të bisedojë me kreun e opozitës shqiptare Lulzim Basha, të cilin nuk pati mundësi ta takonte në muajin qershor, për shkak të vizitës së tij në Gjermani.Në orën 11:00, eurokomisioneri takohet me kryeministrin Edi Rama dhe rreth 11:30 pritet të nisë tryeza e Dialogut të Lartë për prioritetet kyçe, që nisi Nëntorin e vitit të kaluar, "me qëllim intensifikimin e punës së Shqipërisë ndaj reformave të domosdoshme në fushat kyçe me mbështetjen e Komisionit Europian.Pas tryezës, pjesë e së cilës do të jetë edhe opozita shqiptare: Dialogu i Nivelit të Lartë, Bregu: Opozita do të marrë pjesë, ku bashkëdrejtuesit e tryezës Fule dhe Rama do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp.Edhe pse është vizita e fundit në Tiranë, në axhendën e eurokomisionerit nuk është parashikuar një takim me Presidentin e Republikës, Bujar Nishani, i cili prej disa ditësh ndodhet në SHBA.Të drejtat e njeriut, gjyqësori, korrupsioni, krimi i organizuar dhe reforma e administratës publike janë 5 prioritetet kyçe për Shqipërinë.Ky raund shënon takimin e parë që prej marrjes së statusit kandidat dhe mbahet pak ditë para finalizimit të raportit vjetor të progresit mbi Shqipërinë që parashikohet të publikohet në gjysmën e parë të Tetorit.Sundimi i ligjit, reforma në gjyqësor dhe administratë, lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit, zbatimi i deritanishëm i Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, si dhe zhvillimet ekonomike në vend janë fushat kryesore që pritet të vlerësohen në raportin e vjeshtës, e midis të tjerash pritet të përmendet dhe çështja e vjedhjes në Bankën Qëndrore dhe arrestimi i drejtuesve të saj.Oranews.tv