Didi në konferencën rajonale të policisë: Bashkëpunim operacional
Holandë- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Artan Didi, mori pjesë dje në Konferencën e Drejtuesve të Policisë së Rajonit të Ballkanit, nismë e ndërmarrë nga Italia si vendi që mban presidencën e rradhës së Bashkimit Europian.Kjo konferencë u mbajt në ambientet e zyrave qendrore të Europolit në Hagë, Holandë dhe kishte si synim prezantimin dhe njohjen me arritjet e punës së policive të vendeve të Rajonit të Ballkanit nga vendet e Bashkimit Europian.Drejtori i Përgjithshëm i Europolit, Rob Wainright, duke përshëndetur punimet e kësaj konference, evidentoi rëndësinë e rritjes së bashkëpunimit midis vendeve të Rajonit të Ballkanit dhe Bashkimit Europian në kuadër të luftës kundër krimit të organizuar.Ndërkohë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Itali, Pansa, vlerësoi punën e bërë nga homologët e tij në rajonin ballkanik, njëherazi e vuri theksin në rëndësinë e rritjes së bashkëpunimit si në aspektin operacional, ashtu dhe për sa i përket shkëmbimit të informacionit ndërmjet strukturave të policive të rajonit në luftën e përditshme kundër krimit të organizuar dhe emigracionit të paligjshëm.Gjatë kësaj konference, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit,Didi bëri një ekspoze të rezultateve të arritura nga Policia Shqiptare gjatë vitit të fundit në luftën kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit dhe në mënyrë të veçantë kundër kultivimit dhe trafikimit të narkotikëve.Didi gjatë fjalës së tij gjithashtu vlerësoi kontributin e dhënë nga Europol dhe insitucionet e zbatimit të ligjit të vendeve të rajonit në kuadër të operacioneve kundër strukturave të krimit të organizuar që operojnë në vendin tonë dhe më gjerë.Po ashtu shprehu gatishmërinë për bashkëpunimin rajonal dhe ofroi kontributin e plotë të Policisë së Shtetit në luftën kundër krimit të organizuar.