Kuvendi Kombëtar i PD mbyll sot punimet, flasin kryetarët e degëve

Tiranë- Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike po zhvillon sot ditën e dytë dhe të fundit të punimeve.Punimet kanë nisur që prej orës 10:30 të paradites në Pallatin e Kongreseve, nga ku pritet të flasin disa prej të zgjedhurve në degët kryesore të PD, por edhe figura të tjera të opozitës.Kuvendi është parashikuar të mbyllë punimet rreth orës 18:00, ndërsa procesi i votimit për 150 vende në Këshillin Kombëtar vijon edhe sot.Në ditën e parë raportohet se votuan më shumë se 55 % e delegatëve, ndërsa procesi që ishte parashikuar të mbyllej në orë 18:00 u shty 21:00 deri kur votoi edhe delegati i fundit.Në funksion të procesit të votimit ishin ngritur 10 komisione me nga tre anëtarë dhe 300 vend votime, ndërsa demokratët me të drejtë vote duhet të zgjidhin të besuarit e tyre mes 285 kandidatëve për 150 vendet në Këshillin Kombëtar.Gjatë ditës së parë të Kuvendit u mbajtën fjalimet kryesore nga kryetari aktual i kësaj partie Lulzim Basha dhe ish-kreu i saj Sali Berisha.Po kështu dje u miratuan ndryshimet në statut.Përballë 7500 kandidatëve, përmes një fjalimi që zgjati më shumë se një orë dhe u transmetua live, kreu i PD, Lulzim Basha u ka kërkuar ndjesë anëtarëve të kësaj partie por edhe qytetarëve për gabimet që u bënë gjatë qeverisjes Berisha.Duke sulmuar ashpër disa prej deputetëve demokratë, Basha tha se “fjetën mbi dafina” duke harruar antarësinë.Fajtorë për humbjen, kreu i PD-së bën edhe ata që u zgjodhën për të kandiduar. Por shefi i opozitës beson se demokratët e kanë forcën e duhur për tu ringritur qoftë edhe nga hiri si në vitin 1997.Ndërsa për Sali Berishën ky Kuvend Kombëtar i PD-së mbase është më i vështiri. Për herë të parë para delegatëve nga e gjithë Shqipëria fliste me cilësinë e ish-kryetarit.Megjithatë lideri historik nuk e ka kursyer mbështetjen për pasuesin e tij në krye të së djathtës.Me një mea culpa për 8 vitet e qeverisjes së tij nuk e ka kursyer veten përballë demokratëve si borxh për besimin që i kanë dhënë 23 vjet me rradhë.