Intervista – Genc Pollo: KLD, Elvis Çefa, Lulzim Lelçaj – Kuvendi i PD– 28 Shtator 2014
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Shtator 2014, 21:20
Genc Pollo i ka quajtur anëtarë korrekt të KLD, Elvis Çefën dhe Lulzim Lelçajn për të cilët është ngritur një komision hetimor për shkarkimin e tyre, pas kërkesës së 39 deputetëve të PS. Në një intervistë për Ora News me gazetaren Jonida Shehu, Pollo tha se duhet të evitohet përfolja e tyre nga politika dhe gazetarët. Sipas tij kjo është një përpjekje e radhës për të kapur këtë institucion të pavarur. Ish-ministri demokrat foli edhe për Kuvendin e PD, që sipas tij ky Kuvend shënon një kthese pas humbjes së zgjedhjeve të fundit të 23 qershorit. Sipas tij Partia Demokratike është një qeveri morale dhe një forcë që krijon konsensus në shoqëri.