Lushnja hap Festivalin e Valles Popullore, nis konkurimi nga të gjitha trevat

Lushnje - Festivali i Valles Burimore Popullore ka startuar në qytetin e Lushnjes, duke e kthyer këtë qytet në qendrën e folklorit të shprehur përmes valles popullore. Në këtë edicion marrin pjesë grupe nga Berati, Tirana, Fushë Kruja, Kavaja, Vau i Dejes etj.Artistët e Lushnjes ishin të parët që përshëndetën me valet dhe këngët e tyre tradicionale, ndërkohë që në natën e parë konkuruan grupet e Tiranës dhe Beratit. Festivalin e hapi N.kryetari i Bashkisë së Lushnjes, Gentian Nushi, si dhe drejtorja e ketij evenimenti, Meri Kume.Për dy net me radhë, qytetaret lushnjarë do të kenë rastin të shohin valle burimore popullore nga treva të ndryshme shqiptare. Në mbyllje të natës së dytë, juria e përbërë nga specialistë të fushës së folklorit do të përzgjedhë fituesit e edicionit të shtatë të festivalit të valles burimore popullore.16368_633304926789830_4964701778384441854_n10636263_633305000123156_2632186574067620659_n