Imzot Rrok Mirdita feston 75-vjetorin, meshë e thjeshtë në Katedralen e Shën Pjetrit
Imzot Rrok Mirdita, arqipeshkvi i dioqezës së Durrësit e Tiranës ka festuar 75 vjetorin e tij pa pompozitet e as luks, por me një meshë të thjeshtë në Katedralen e Shën Pjetrit në Tiranë. Në meshën e shenjtë morën pjesë ipeshkvij pjestarë të klerit, besimtarë katolik, por edhe politikanë.Jeta e imzot Rrok Mirditës ka qenë në lëvizje të vazhdueshme, ai u lind në 28 shtator të vitit 1939, në Klezna, Mali i Zi, ai u shugurua prift më 2 korrik të vitit 1965, më pas u dërgua në Neë York për ti shërbyer Dioqezës shqiptare. Më 25 dhjetor të vitit 1992, u emërua kryepeshkop i dioqezës Tiranë - Durrës, ndërsa u shugurua në Shkodër në 25 prill të vitit 1993 nga vetë Papa Gjon Pali i II.Në vitin 2010 Ish Presidenti Bamir Topi, dekoroi Imzot Rrok Mirditën, me Urdhrin "Gjergj Kastrioti Skënderbeu" me motivacionin: "Për kontributin dhe veprimtarinë e vyer në ringjalljen e besimit shpirtëror dhe shpresës për një të ardhme më të mirë, për ringritjen e institucioneve të kultit si dhe për forcimin e pasurimin e mëtejshëm të harmonisë, tolerancës dhe bashkëjetesës ndërfetare të popullit shqiptar".Nga viti 1993 Imzot Rrok Mirdita udhëheq Arkiodioqezën Tiranë- Durrës.