George Clooney martohet në Venecia

George Clooney dhe Amal Alamuddin tashmë janë burrë e grua: ylli i Hollywood-it dhe avokatja britanike me origjinë libaneze, shkëmbyen unazat dhe thanë "po"-të e famshme, në një ceremoni private, në hotelin me 7 yje, Aman.Edhe pse dasma zyrtare ishte programuar për të hënën, agjenti i Clooney, Sen Rozenfeld, ka shpjeguar se ceremonia u zhvillua të shtunën në mbrëmje.Ceremonia, sipas traditës amerikane, u mbajt nga miku i Clooney, Walter Veltroni, në gjuhën angleze.Megjithatë ajo do të jetë e vlefshme vetëm pasi të regjistrohet zyrtarisht në Bashkinë e Qytetit, të hënën, nën praninë e një nëpunësi civil të regjistruar.E shtuna në fakt duhet të ishte vetëm nëj mbrëmje festive mes miqsh, që do t'i paraprinte festës zyrtare të së hënës, por u shndërrua në dasëm.Amal kishte mbërritur që të premten në hotelin luksoz, ndërsa Clooney iu bashkua vetëm të shtunën pasdite, duke përshëndetur fansat e shumtë që ishin mbledhur për ta parë.Nuk munguan edhe yjet e filmit Bill Merrei dhe Matt Demon, lideri i U2 Bono Voks dhe modelja Cindy Crawford.