Kaos në LA7, nuk transmetohet programi i 20:30, Lilli Gruber është zemëruar me Giovanni Floris
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Shtator 2014, 21:25
Itali-Në kanalin LA7 në Itali ka ndodhur diçka e pazakontë. Programi i orës 20:30 nuk u transmetua për shkak se Lilli Guber është zemëruar me Giovanni Floris.Gjithçka është shpjeguar nga Giuliano Ferrara se çfarë ka ndodhur në korridoret e televizionit LA7. Në letrën që mban firmën e Vittorio De Dominicis, thuhet se edicioni nuk është transmetuar në shenjë proteste kundër zëmërimit të Giovanni Floris.Gazetari Floris e kishte ftuar në studion e 19:40, Ministren e Arsimit Stefania Giannini, ndërsa Gruber e kishte thirruar atë në orën 20:30 për të folur për të njëjtën temë, për fillimin e vitit të ri shkollor.Giovanni Floris do e zevendesoje Lilli Guber në emisionin e 8 e gjysmes, me justifikimin se Lilli Guberka munguar se ka qene ne spital.